Përplasen me furgonin e policisë, dy në pranga, një në kërkim
27/04/2005 Të dyshuar si hajdut makinash, kundërshtojnë me dhunë
LEZHË – Pranga dy të dyshuarve, si anëtarë të një grupi grabitësish makinash tip “Benz”, ndërsa një person i tretë është shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës, mësohet se në orët e para të mëngjesit të djeshëm janë arrestuar në flagrancë shtetasit me iniciale A.N. dhe E.T. Këta dy persona nuk duhet që të përgjigjen para drejtësisë, vetëm se dyshohet të përfshirë në një grup grabitësish makinash, por akuza e parë për to do të jetë ajo e kundërshtimit me dhunë të policisë. Ngjarja për të cilën A.N. dhe E.T. janë vënë në pranga, ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme. Po sipas të njëjtave burime zyrtare mësohet se pas mesnatës së djeshme rreth orës 01.30–02.00 gjatë shërbimeve të patrullës së policisë së rendit është konstatuar një automjet, duke u larguar me shpejtësi. Makina tip “Benz” model 250 është ndjekur nga policia, por dy personat që kanë qenë brënda nuk i janë bindur urdhërit që të ndalojnë. Pasi kanë parë se dy shtetasit nuk kishin ndërmend që të ndalonin uniformat blu, kanë bërë bllokimin e të gjitha rrugëve hyrëse e dalëse të qytetit. Pikërisht kur kanë parë se nuk kishin sesi të dilnin, drejtuesi i makinës tip “Benz” model 250 me targa LA 5817 A, është përplasur me furgonin e policisë, që i kishte bllokuar rrugën, “Rambot” edhe pas përplasjes janë shmangur duke u larguar. Arratia e tyre ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi janë ndaluar nga një postbllok tjetër i policisë në njërën nga rrugicat e lagjes “Besëlidhja”.
Shtetasit A.N. 18 vjeç dhe E.T. 25 vjeç nga Laçi, akuzohen për kundërshtim me dhunë të policisë. Ndërkohë dje burimet zyrtare kanë saktësuar për gazetën “Metropol” se, dy shtetasit e prangosur dje dyshohet se janë pjesëtarë të një grupi, që vidhte makina, pasi që nga fillimi i këtij vitit në zonën e Lezhës janë shËnuar vjedhjet e 3 makinave, të cilat dyshohet se janë grabitur nga dy të arrestuarit, dhe nga një person i tretë i shpallur në kërkim. Policia nuk ka bërë të ditur emrin e të kërkuarit, ashtu si dhe emrat e të arrestuarve për arsye hetimore. Grupi i hetimit po punon për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, që dyshohet se janë përfshirë dy të rinjtë e arrestuar.