E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu takon ambasadorin e Madagaskarit

27/04/2005  Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka takuar dje ambasadorin e Madagaskarit në vendin tonë, Auguste Paraina, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Të dy bashkëbiseduesit vunë në dukje se në kushtet e globalizimit dhe kohën e informatikës, largësia nuk është pengesë për shkëmbimet ekonomiko- tregtare e kulturore mes popujve. Presidenti Moisiu, duke e uruar për detyrën në vendin tonë Ambasadorin Paraina shprehu mbështetje për zhvillimin e aktivitetit të tij diplomatik në vendin tonë. Po dje, Moisiu ka takuar dhe ambasadorin e Perusë, Valter Negrerios Portela, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Biseda u përqendrua në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, që pavarësisht nga largësia gjeografike kanë hapësira bashkëpunimi në disa fusha si ato ekonomike, tregtare, kulturore; bashkëpunimi mes sektorëve privat është me interes të veçantë. Presidenti Moisiu e siguroi ambasadorin e ri peruan, për mbështetje në kryerjen e mandatit të tij në vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›