Meksi: Zgjedhjet, pikë kyçe në integrimin në BE

27/04/2005 Ministrja e Integrimit raporton në komisionin parlamentar
Përgatitja e zgjedhjeve të 3 korrikut, sipas standarteve janë thelbi i rekomandimeve të shumta të Bashkimit Evropian drejtuar Shqipërisë, për të cilat ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi ka shprehur garancinë e qeverisë se “do të zbatohen”. Gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar të integrimit Meksi, paraqiti informacion mbi ecurinë e procesit të stabilizim-asociimit që po ndjek vendi. Sipas saj, “të gjitha detyrat që na janë përcaktuar nga Bashkimi Evropian janë të arritshme, sepse ne po nuk i arritëm ato nuk mund të japim ato garanci që duhen për problematikën që paraqet procesi i zgjedhjeve të korrikut. Natyrisht që ka vullnet politik nga të gjitha institucionet që padyshim kanë dhënë mendim pozitiv dhe aprovim për rekomandimet e BE-së”. Meksi ka paraqitur në komision arritjet, që ka shënuar Shqipëria në çështje të funksionimit të institucioneve demokratike, ku miratimi dhe fillimi i zbatimit të rregullores së re të Kuvendit ka sjellë një përmirësim të jetës politike. Reforma në administratën publike me miratimin e statusit të nënpunësit civil është një hap shumë cilësor në ecurinë e një shteti. Gjithashtu, sipas Meksit “përmirësim i ndjeshëm është bërë në kuadër të luftës kundër korrupsionit me miratimin e `Planit të Veprimeve për Parandalimin dhe Luftën kundër Korrupsionit`, si dhe plotësimi i kuadrit ligjor për konfliktin e interesave është në proces realizimi, përmes miratimit të projektligjit në fjalë”. Reforma e decentralizimit ka zenë vend të veçantë në punën e qeverisë shqiptare, që sipas ministres “janë hartuar dokumente të politikave të decentralizimit, për arsimin parauniversitar, shërbimin shëndetësor, janë ngritur Këshillat e Rregullimit të Territorit në Këshillat e Bashkive, Komunave dhe Qarqeve etj. Gjithashtu, po punohet për zvogëlimin e ekonomisë informale dhe forcimin e luftës kundër evazionit fiskal në mënyrë, që të krijohet një ambjent jo diskriminues për bizneset e ndershme”.
Realizime
Bashkëpunimi rajonal dhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të përfunduara në përputhje me Memorandumin Rajonal të Mirëkuptimit për Liberalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë, ku ka filluar zbatimi i kësaj marrëveshje. Një nga çështjet që ka tërhequr vëmendjen e BE-së, ka qenë dhe doganat. Në fushën e Doganave gjatë vitit 2004 janë bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme në Nomenklaturen e Mallrave, të përfshira këto në paketën e miratuar fiskale të vitit 2005. Në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar në fund të vitit 2004 u ratifikua nga Kuvendi Konventa e Johanesburgut mbi “Asistencën e Ndërsjelltë në Çështjet doganore”. Ndërkohë, amendimet e Kreu të II të Kodit Doganor janë në proces diskutimi. Gjithashtu dhe në fushën e Tatimeve janë hartuar disa manuale, që kanë të bëjnë me vlerësimin tatimor, mbledhjen e tatimeve si dhe kontrollin tatimor, transferimit të mbledhjes së sigurimeve shoqërore për buxhetorët në zyrat tatimore etj. Për mosrealizim rezulton një masë, që ka të bëjë me ngritjen e Sallës Operative të Policisë Tatimore, për të luftuar evazionin fiskal.