“Me zemër të hapur” Historia12, Autori: Kundër rishikimit
Debatet lidhur me tekstin e kontestuar të histosisë 12 janë bërë pjesë edhe në emisonin “Me Zemër të Hapur” në News 24. Një nga bashkëautorët e këtij teksti, Beqir Meta është shprehur kundër rishikimit të tekstit.
TIRANE- Vazhdon me tone të ashpra debati në lidhje me tekstin e historisë së popullit shqiptar 12. Në emisionin “Me zemër të hapur”, protagonist kanë qënë nxënësit e shkollës Cajupi të cilët u përballën jo vetëm me drejtoreshën Albana Kosovrasti, por në linjë telefonike edhe me autorin e tekstit, prof.dr Beqir Metën. Ky i fundit pas reagimit të kryeministrit Sali Berisha në lidhje me rishikimin objektiv të historisë , duket se mban edne një rishikim kundër rishikimit të tekstit të tij.
“Historia shkruhet nga historianët dhe jo nga politikanët. Kjo që po bën Partia Socialiste është turpi më i madh. Ne nuk kemi pse bëjmë asnjë lloj rishikimi sepse pikëpamjet tona janë të argumentuara dhe janë të pjekura ” u shpreh prof.dr Meta.
Në emision reagoi edhe deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Toci i cili e konsideroi tekstin si një provokim që i është bërë jo vetëm shkollës shqiptare por edhe gjithë shoqërisë.
Debati midis studentëve, të përfaqësuar nga Forumi rinor dhe drejtoreshës së shkollës “Cajupi” ka evidentuar dhe një sërë problemesh që kanë aktualisht shkollat shqiptare. Një ndër mbështetëset kryesore të protestës, nxënësja e shkollës Cajupi, Sindi Mullai theksoi se në shkollën e saj nuk ka munguar presioni politik si dhe dhuna fizike nga njëri prej mësuesve.
(e.n/News24/BalkanWeb)