Brammertz mbron operacionin “Stuhia”

Kryeprokurori i Tribunalit në Hagë, Serge Brammertz, vlerësoi se operacioni i ushtrisë dhe policisë kroate, “Stuhia”, ka qenë operacion legjitim për çlirimin e territorit të pushtuar kroat, por theksoi se nuk përjashtohet mundësia që në kuadër të këtij operacione te jenë kryer krime të luftës.
Ai shtoi se bëhet fjalë për një operacion në territorin kroat, i cili është mbajtur për disa vjet i pushtuar nga serbët lokalë, të ndihmuar nga Serbia dhe armata jugosllave, por për shkak të krimeve, ky operacion është cilësuar si një ndërmarrje kriminale, por kjo nuk do të thotë se është dënuar shteti kroat, por individët.
Brammertz, për dallim nga gjykatësi Alfons Ori, i cili nuk u mor me këtë çështje, kur shpalli vendimin për dënimin e gjeneralëve kroatë, dhe edhe kontekstin historik, i cili I parapriu aksionit të forcave kroate.
Brammertz do ta vizitojë Zagrebin më 4 maj, në kuadër të përgatitjes së raportit, të cilin do ta paraqes në qershor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.