Menez drejt Premierligës

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 17:50
Mesfushori ofensiv i Romës Jeremy Menez është gjithnjë e më afër transferimit në Premierligë.
Sipas tabloidit anglez Daily Mirror, reprezentuesi francez ka marr ofertë nga Liverpool, Manchester United dhe Arsenali pas spekulimeve rreth largimit të tij nga kryeqyteti italian në fund të këtij sezoni.
Mospërfshirja e shpeshtë në formacionin bazë si dhe grindja e fundit me trajnerin Vincenzo Montella janë shenja të qarta për ndërrim të ambientit dhe Menez mund të vazhdon karrierën në Angli.