Braun rrezikon karrigen, edhe 6 ministra në komplot
Qëndrimi i Gordon Braunit në krye në qeverisë britanike është vënë në pikëpyetje, pasi dyshimet për një udhëheqje të denjë të tij kanë nisur që brenda partisë laburiste. Nuk ishte hera e parë që Braun u përball me një sfidë që pritej ta largonte nga udhëheqja e partisë, një krizë të cilës ai me sa duket i ka shpëtuar edhe kësaj radhe. Megjithatë mbështetja që Braun gëzon në parti është mjaft delikate. Të mërkurën, dy ish-ministra kërkuan që deputetët laburistë të votonin në fshehtësi, ne rast se z. Braun do te ishte personi që duhet ta udhëhiqte partinë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen brenda 6 muajsh. Patricia Heuit dhe Geof Hoon u shkruan deputetëve laburistë duke u thënë se çështja duhej zgjidhur një herë e përgjithmonë, pasi partia ishte thellësisht e ndarë dhe pa dhënë votëbesimin por Braun kishte rrezik që këto shqetësime të vazhdonin edhe gjatë fushatës elektorale. E gjitha kjo ndodhi pas rezultateve të sondazheve, që tregonin se laburistët qëndronin pas konservatorëve rivalë. Dauning Street e ka përshkruar Kryeministrin si të qetë ndaj përpjekjes së fundit për ta larguar nga pushteti, por megjithatë kjo sfidë e ka lënduar rëndë shpirtërisht liderin britanik. Komplotuesit nuk gjetën mbështetje të mjaftueshme brenda partisë për ta hequr Gordon Braun, por u mësua se të paktën gjashtë nga ministrat e kabinetit të tij ishin pjesë e komplotit. Përveç rivalëve brenda partisë Braunit i duhet të përballet edhe me opozitën.