E Diel, 1 Nëntor 2026

Bravo Mirdita! Një festë grash pa ngjyrimet e zakonshme partiake

E nderuara redaksi e "Shekulli”-t, Duhet të ishit në atë atmosferë festive të grave mirditore, që u organizua në qytetin e Rrëshenit, për të kuptuar atë ç`ka aty u pa, u ndje dhe u përjetua. Të bashkuara pa dallime partiake, larg halleve e problemeve të shumta që jeta dhe kushtet ua ofrojnë, gratë mirditore festuan festat e fundvitit me një mori vallesh, këngësh, e pse jo bashkëbisedimesh plot harmoni, të gërshetuara këto me thirrjen për ndërgjegjësim të femrës shqiptare, e në veçanti asaj mirditore, për t`i thënë: "Jo dhunës në familje!"

Raste të tilla, urojmë të jenë sa më të shpeshta në të dy krahët e politikës shqiptare, si një ogur i mirë i harmonisë, aq shumë të munguar e aq shumë të dëshiruar. Bravo Mirdita!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›