Krishtlindja, një premtim për të qëndruar tek të mënjanuarit
“Vërtet e zgjodha dhe e shugurova këtë vend që të banojë në të përgjithmonë emri im, sytë e mi dhe zemra ime do të qëndrojnë aty përgjithmonë” (2 Kro 7, 16).
E kam menduar gjithmonë Krishtlindjen si një përtëritje të këtij premtimi të zotit, që vjen dhe qëndron përgjithmonë brenda secilit prej nesh, por duhet më parë t’ia ndërtojmë vendin dhe t’ia hapim derën... Le të jetë Krishtlindja një premtim i yni për të qëndruar përgjithmonë me zotin tek të vegjlit dhe të varfrit, tek të largëtit dhe të padashurit, tek të braktisurit dhe të mënjanuarit. Ne jemi vendi i zotit: t’i strehojmë të tjerët me dashurinë e tij. Gëzuar Krishtlindjen! Ju përqafoj fort.