Papa ne Gjermani takohet me lideret e muslimaneve

Papa Benedikiti XVI ka bërë thirrje për respekt të ndërsjellë dhe dialog ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, në mënyrë që të dyja religjionet të krijojnë një “bashkëpunim të frytshëm”. Papa, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani, ka takuar përfaqësuesit e komunitetit mysliman në këtë shtet, i cili përbëhet prej katër milionë besimtarësh. Ai tha se të krishterët dhe muslimanët “duhet të japin një kontribut të veçantë në ndërtimin e një bote më të mirë”.
"U frymëzova nga ky takim për një përpjekje të re drejt dialogut ndërfetar. Bishopët që ishin të pranishëm gjithashtu e ndjenë këtë atmosferë, të atillë që mund të themi se tanimë mund të hapim një kapitull të ri dhe më të mirë këtu në Gjermani”, tha Aiman Mazyek, kreu i Këshillit Musliman në Gjermani.
Në udhëtimin e tij të fundit në Gjermani, në vitin 2006, Papa kishte fyer bashkësinë muslimane, duke ndërlidhur Islamin me dhunën gjatë fjalimit në Universitetin e Regensburgut. Të enjten në mbrëmje, Papa mbajti një fjalim në parlament, i cili u bojkotua nga rreth 100 deputetë prej 620 vendeve.
"Politika duhet të bëjë përpjekje për të sjellë drejtësi dhe në këtë mënyrë të krijojë parakushtet për paqe. Natyrisht një politikan do të kërkojë suksesin, pa të cilin as që do të kishte mundësinë e karrierës politike. Por suksesi është sekondar në raport me kriterin e drejtësisë, dëshirën për të qenë i drejtë dhe të kuptuarit e së drejtës”, tha Papa Benedikti i XVI.
E gjitha kjo ka ndezur debate të zjarrta në mesin e shoqërisë gjermane për ndarjen e Kishës nga shteti. Papa takoi edhe kancelaren Angela merkel, si dhe drejtues të komunitetit hebraik
Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për Papën, i cili u përball me mijëra persona që protestonin pikëpamjet konservatore të benediktit në lidhje me seksualitetin si dhe për skandalin e abuzimeve me të rinjtë në kishën katolike. Një nga parullat shkruante: “Më pak fe, më shumë të drejta njerëzore”. Gjithsesi, 70 mijë vetë janë lutur së bashku me Papën nën shi, në stadiumin Olimpik të Berlinit.
Juli Prifti