E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil 1950: Uruguai ben me infarkt Brazilin

Jeton Stamolla (Panorama Sport) - Në vitin 1950 lufta e ftohtë bëhet e nxehtë. 60 mijë ushtarë të Koresë së Veriut kalojnë paralelin 38 që e ndan nga Koreja e Jugut, që asaj kohe ishte aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë gjëndje të tensionuar në Brazil zhvillohet botërori i katërt. Bashkimi Sovjetik dhe vënde të tjera të lindjes nuk marrin pjesë. Po kështu vepron dhe Argjentina. Të papriturën e sjell Anglia që për herë të parë dënjon të pranojë të ulet në sofrën e futbollit botëror. India hedh poshtë ftesën, sepse futbollistët e saj dinë të luajnë futboll vetëm zbathur. Bëhet çështë e mundur të ftohet Portugalia, Franca, Turqia, po më kot. Ashtu si më 1938 Gjermania dhe Japonia, si shtete të mundura në luftën e dytë botërore, nuk ftohen në Brazil. Shumë skuadra e marrin kampionatin si me të qeshur. Ndër to edhe dy herë kampionët italianët, që udhëtojnë në brigjet braziliane me anije si katërqind vvite e kusur më parë si Kolombi. Me vete të kaltrit marrin me vete edhe trofeun e Kupës së Botës të cilin presidenti i federatës së tyre të futbollit, Barasi, e ka ruajtur me kaq xhelozi, sidomos gjatë viteve të luftës kur ajo mund të binte në duart e pushtuesve nazistë.

“Marakana”
Çuditë në këtë botëror priten nga Brazili që ëndërron mësë fundmi të fitojë për herë të parë dhe nga Uruguai që ka refuzuar të marrë pjesë në dy kompeticionet e zhvilluara më parë në Evropë. Skuadra e këtij vendi të vogël kërkon të dëshmojë se nuk është më kot fitues i edicionit të parë më 1930 që e pat organizuar vetë. Lojtarët uruguajanë Varela, Andrade, Skiafino do të dëshmojnë se ndonëse nuk kanë elegancën e xhonglerëve brazilianë, janë më racionalë, më të përmbajtur, më të thjeshtë, po, mbi të gjitha, më rezultativë se brazilianët. Finalja dramatike midis Uruguait dhe Brazilit do të zhvillohej në stadiumin gjigant dhe sot e kësaj dite legjendar, “Marakana” me 200 mijë vetë mbi shpatulla, e para dhe e fundit herë në historinë e tij me një barrë kaq të madhe, pas zhvillimeve lavdiplotë. “Saoveno, o Brazil”, në fund të takimit do të bjerë në heshtje mortore, pasi ata që do të triumfojnë do të jenë uruguajanët.

Italia
Dy herë kampionët e botës, italianët, eleminohen nga suedezët shtatlartë që në turin e tretë mundin dy herë kampionët e botës me rezultatin 3-2. Po ky eleminim vjen nga një arsye tepër e fortë. Një vit më parë, më 5 maj 1949, aeroplani me të cilin Torino po kthehej nga Portugalia përplaset me kodrën e Supergos. Mbetën të vdekur të gjithë futbollistët, midis të cilëve Rigamonti, Kasiliano, Macola (babai i Macolës së njohur të viteve 1965-1970), Baçigalupo, Osola, Moroso, Monti, Balarin e të tjerë futbollistë të ekipit kombëtar. Ndërkohë, Brazili është në delir. 50 milionë brazilianë kërkojnë fitore e vetëm fitore nga trajneri i tyre Flavio Kosta. Ata i ndjekin ndeshjet kudo, në shtëpi, kafene, parqe e rrugëve ku buçasin buritë e koret e ndryshme. Merreni me mend se çndodh kur Friaka shënon në minutën e 47-të. Delir i plotë! Brazilianëve u duket se ky çast është fillimi i një goleadë. Po uruguajanët nuk e humbasin toruan. Mbrohen dhe kundërsulmojnë. Dhe ja arrijnë në minutën e 66-të, pas një topi të saktë të Gixhos, barazon Skiafino. Është një çast delikat. Sikur brazilianët të kishin qenë më gjakftohtë e të kishin gjykuar se kundërsulmet e kuandërshtarëve ishin vdekjeprurëse, ata, duke e kntrolluar lojën, mund ta kishin mbyllur ndeshjen me barazim, që për ta ishte njëlloj si një fitore. Po ata kërkonin fitore, madje edhe të bujshme. Ndaj Ademiri me shokë mësynin me forca të shumta portën e portierit Mospoli.

Mikues
Në minutën e 69 Mikues godet shtyllën dhe 5 minuta më vonë Skiafino fton në aksion Gixhan i cili, ashtu si një kalë gërmuq, pasi çarmatos mbrojtësin e majtë Bigode, shënon. Stadiumi gjigant “Marakana” hesht si të jetë një copë akulli. Brazilianët nuk duan t’u besojnë syve, e pandehin se futbolistët do lënë fushën pas mbarimit të ndeshjes e do të shfaqen përsëri atje. Por kur Zhyl Rimeja, presidenti i FIFA-s asaj kohe, u dhuron kupën uruguajanëve, gjithçka është e qartë. Lotë, klithma brengosëse, infrakte dhe vdekje ndodhin këto minuta. Rasti më patetik është ai i mbrojtësit Danilo që kërkon të vrasë veten, por arrijnë ta shpëtojnë në kohë. Kjo humbje, fut në zi Brazilin.

Sistemi
Si u luajt ky edicion i Kupës së Botës
Më shumë se gjysma e Evropës ishte e rrënuar, ndaj Botërori vendosi të zhvillohet në Brazil. Në këtë edicion, morën pjesë vetëm 13 skuadra, nga të cilat vetëm 6 Evropiane. Këto 13 ekipe u ndanë në tri grupe, dy me nga katër skuadra (në të parin bënin pjesë Brazili, Jugosllavia, Zvicra dhe Miksesi; në të dytin Spanja, Anglia, Kili dhe SHBA; në të tretin Italia, Paraguai dhe Suedia) në një sistem ndeshjes shumë të çrregullt. Në fazën finale u kualifikohen Uruguai, Brazili, Suedia dhe Spanja, edhe këto në një grup të ndara. Brazili dhe Uruguai grumbulluan më shumë pikë dhe u përplasen në finale, të cilën e fituan uruguaianët.

Pas finales, Varfëri dhe vetëvrasje
në Brazil, një komb i tërë në depresion

Natyrisht që zhgënjimi për humbjen e skuadrës së zemrës, aq më shumë kur bëhet fjalë për një finale Botërori, mund të jetë i rëndë për t’u kapërdirë dhe mërzia është e madhe, por humbja e Brazilit në finalen e Kupës së Botës 1950 rrënoi plotësisht këtë komb. Vendasit ishin shumë të sigurtë në suksesin e kombëtares së tyre, aq sa ende sot e kësaj dite, humbja me Uruguain mbahet mend si “O Marakanaço” (Shkatërrimi i Marakanës). Por një gjë e tillë nuk lidhet me faktin e zhgënjimit të madh të tifozerisë apo të trazirave që mund të jenë shkaktuar nga 200 mijë të pranishmit në këtë sfidë, por akoma më keq... Humbja në këtë ndeshje futi në depresion, rrënoi një komb të tërë. Jo më kot, qeveria braziliane pas asaj sfide shpalli ditë 16 korrikun ditë zie kombëtare. Shumë njerëz nuk duruan dot këtë humbje dhe shkaktuan trazira dhe shkatërrim të qytetit, shumë të tjerë kishin vënë baste mbi një suskes të sigurt të Brazilit (bëhet fjalë edhe në shitjet e shtëpive apo tokave që njërëzit dispononin), por humbja bëri që ata të humbnin çdo gjë që kishin dhe më pas të ndodhte një vetëvrasje masive që ende sot kujtohet. Shteti humbi kontrollin e popullsisë së saj, gjithmonë e më shumë në depresion, e cila solli varfëri dhe familentim të ekonomisë braziliane. Duhej kohë që një situatë e tillë të kapërcehej... Pas kësaj tragjedie, kombëtarja braziliane ndryshoi edhe ngjyrat e uniformës së saj, ato që janë ende sot e kësaj dite, verdhegjelbër si flamuri i tyre.

Italia, rishfaqja e trofeut të
Kupës së Botës 1938

Pas 12 vitesh ndërprerje të Botërorit, Kupa e Botës, trofeu i fundit i fituar nga italianët në vitin 1938 u rishfaq. Pas 12 vitesh, ai ishte ruajtur me shumë kujdes dhe ishte fshehur mirë nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit të asaj kohe, Otorino Barasi. Trofeu i kishte shpëtuar furisë naziste që pushtoi Italinë dhe gjithë botën nga vjedhjet dhe italianët e morën me vete Kupën e Botës gjatë udhëtimit të tyre për në Brazil, ky sportdashësit e shijuan edhe njëherë atë. Gjithsesi, ai nuk i solli shum fat në këtë edicion të kaltërve, sepse ata nuk arritën të shkonin deri në fazën finale të Botërorit.

13 skuadra
morën pjesë në këtë edicion të Kupës së Botës, ku binin në sy mungesa e gjigandëve të Gjermanisë, dhe kombëtareve të tjera të Austrisë, Çekosllovakisë, Argjentinës dhe Hungarisë.

6 qytete
pritën ndeshjet e Botërorit të katërt në Brazil në vitin 1950, konkretisht, Belo Horizonte, Kuritiba, Porto Alegre, Rio de Zhaneiro dhe Sao Paulo, ku u zhvilluan 22 takime.

88 gola
u realizuan në 22 takime, me një mesatare prej 4 golash për ndeshje, rezualtat ky që i afrohet vetëm kompeticionit italian në vitin 1934 ku në çdo ndeshje shënohej mesatarisht 4.12 gola për takim.

1 milion
e diçka më shumë të pranishëm kanë ndjekur këtë Botëror nga shkallët e stadiumeve braziliane, për një mesatare prej 47 mijë e 91 vite për ndeshje, për të mos llogaritur këtu finalen ku në “Marakana” ishin 200 mijë të pranishëm.

Pjesëmarrëset, përjashtimet politike
dhe vetëeliminimet

Për Botërorin e vitit 1950 Gjermania dhe Japonia nuk u ftuan të marrin pjesë, si rrjedhojë e faktit se ato ishin dy iniciatoret e shpërthimit të luftës së dytë botërore. Por nëse ky përjashtim kishte arsyet e saj politike, kishte edhe nga ato skuadra që pranuan të vetëeliminoheshin. Skocia gjatë eliminatoreve të bëra me Anglinë dhe dy Irlandat doli e dyta në grup. Kjo gjë i lejonte atyre të merrnin pjesë, por skocezët kishin theksuar se do vinin në Botëror vetëm nëse dilnin të parët. Turqia gjithashtu anuloi pjesëmarrjen para Botërorit, ndërsa India refuzoi ftesën sepse lojtarët e saj nuk dinin të luanin me këpucë, pot vetëm këmbëzbathur.

Sulmuesi i Uruguait, Skiafino,
makthi i brazilianëve dhe ylli i ri i ekipit të Milanit

Dhe kështu ishte. Për vite të tëra brazilianët që u gjendën të pranishëm në takimin Brazil–Uruguai nuk do ta harrojnë. Edhe ai që shënoi golin e parë në portën e tyre është po ai që i dha topin Gixhas, i cili dënoi me vdekje skuadrën brazliane. Ishte pak më shumë se 170 centimetra i gjatë, peshonte 69 kilogram, vjen i dobët në trup dhe në fytyrë. Por aftësitë e tij në fushë e lojës ishin të jashtëzakonshme. Më 1954 drejtuesit e Milanit e blejnë nga Penjaroli i Montevieos me të cilën ka nisur të luajë që më 1944 kur ishte 20 vjeç. Me kuqezinjtë e Milanit luan deri në vitin 1960 duke zhvilluar 149 ndeshje, dhe duke shënuar 47 gola. Kalon pataj me Romën, ku luan dy sezone.

Rezultatet
Brazil–Meksikë 4-0
Jugosllavi–Zvicër 3-0
Brazil–Zvicër 2-2
Meksikë-Jugosllavi 1-4
Brazil–Jugosllavi 2-1
Zvicër–Meksikë 2–1
Spanjë–SHBA 3–1
Angli–Kili 2-0
Spanjë–Kili 2-0
SHBA–Angli 1-0
Spanjë–Angli 1-0
Kili–SHBA 5–2
Suedi–Itali 3-2
Suedi–Paraguaj 2-2
Italia–Paraguaj 2–0
Uruguai–Bolivi 8–0
Brazil–Suedi 7-1
Uruguai–Spanjë 2-2
Brazil–Spanjë 6-1
Uruguai–Suedi 3-2
Suedi–Spanjë 3-1
Uruguai–Brazil 2–1

Finale
16/07/1950, Rio de Zhaneiro

Uruguai–Brazil 2–1
Shënues: Friaka (B) 47’; Skiafino (U) 66’, Gixha (U) 79’

Uruguai: Maspoli, M. Gonzales, Tjera, Gambeta, Verela, Andrade, Gixha, Perez, Miguez, Skiafino, Moran.
Brazili: Barbosa, Augusto, Juvenal, Bauer, Danilo, Bigobe, Friaka, Zizinja, Ademir, Zahir, Kiko.
Gjyqtar: Xhorxh Rider (Angli)
Spektatorë: 199.954

Formacioni më i mirë i Botërorit 1950 (4-3-3)
Xhair (Brazil)
Skoglund (Suedi)
Ademir (Brazil)
Gixha (Uruguai)
Skiafino (Uruguai)
Bauer (Brazil)
Tahera (Uruguai)
Zizinjo (Brazil)
Varela (Uruguai)
M.Gonzales (Uruguai)
Ramalets (Spanjë)

Golashënuesit
Ademir (Brazil) 9
Basora (Spanjë) 5
Miguez (Uruguai) 5
Çiko (Brazil) 4
Zara (Spanjë) 4
Gixha (Uruguai) 4
Palmer (Suedi) 3
Skiafino (Uruguai) 3
Tomaseviç (Jugosllavi) 3
Xhair (Brazil) 2

Gixha
Më 1950 Gixha mbushi 24 vjeç. Luante në radhët e italianëve të Romës, nga viti 1953 deri 1961. Aktivizohet në 201 ndeshje duke shënuar vetëm 19 gola. Në sezonin 1961-1962 braktisi Romën për t’u transferuar te kuqezinjtë e Milanit. Në Milano zhvillon vetëm 4 ndeshje duke ngjallur vetëm mëshirën e publikut italian. Telashet shtohen kur e lë e shoqja që ishte shumë e pasur. Kjo e shtrëngon të kthehet të punojë në kazinotë e Montevideos.

Skoglundi
Luante në radhët e Interit deri në vitin 1959 duke zhvilluar 240 ndeshje dhe shënuar 55 gola, duke fituar 2 herë titullin kampion. Pastaj kalon për dy sezone te Sampdoria ku regjistron 78 ndeshje dhe shënon 15 gola. E mbyll jetën sportive me Palermon në vitin 1963. Në atdheun e tij, Suedi, vazhdon të luajë në kategorinë e dytë dhe të tretë, duke i mahnitur dhe duke u bërë sidomos për të vegjlit një idhull, falë xhonglimeve të tij klasike.

Metjusi
Në botërorin e vitit 1950 është 35 vjeç, më i moshuari i të gjithë futbollistëve pjesëmarrës. Asaj kohe luante me Stok Sitin. Në vitin 1961 kjo skuadër ndodhej në kategorinë e dytë angleze dhe në takimin e parë, vetëm për të parë Metjusin, në stadium grumbollohen 35 mijë shikues. E mbyll karrierën në moshën 50 vjeç. Zhvillon 698 takime në kampionat duke shënuar 71 gola, kurse me kombëtaren 54 takime dhe 11 gola.

Ademiri (Brazil)
Ademiri luante me skuadrën e Vasko de Gama dhe në Brazil e donin njëlloj sikur të ishte një perëndi. Mirëpo vendimi i tij në vitin 1957, për t’i dhënë lamtumirën botës së futbollit i habit të gjithë. Vërtet ishte 32 vjeç, por kishte ende shumë për ti dhënë këtij sporti. Gjatë periudhës 1945-1953 zhvilloi 39 ndeshje me kombëtaren braziliane duke shënuar 32 gola, nga të cilët 9 në botërorin e vitit 1950, një legjendë braziliane.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›