E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Ueber do te niset i pari ne mimin e Madh te Korese

Në orën 8 të mëngjesit të së dielës Formula 1 do të shërbejë garën e Çmimit të Madh të Koresë së Jugut. Në pistën e Jeongamit, i pari do të niset Mark Ueber, piloti veteran i Red Bullit, që zuri vendin e parë në provat zyrtare që u zhvilluan sot në Lindjen e Largme.
Ueber dha kohën 1’37”242 duke lënë fare pak prapa shokun e tij të skuadrës, Sebastian Fetel. Ky i fundit, kampion i botës në fuqi, është ngërthyer në një luftë titanike me Fernando Alonson për titullin botëror të këtij sezoni, ndërsa ndodhet vetëm 3 pikë prapa spanjollit të Ferrarit.

Fetel mbeti vetëm 74 të mijtat prapa shokut të tij të skuadrës. Në vendin e tretë në provat zyrtare doli anglezi i Meklaren Mercedesit, Ljuis Hamilton, ndërsa menjëherë pas tij Fernando Alonso.

Kështu, Fetel e Alonso do të jenë pranë në nisje dhe konkurrimi i pamëshirshëm do të nisë që në start. Pas tyre u renditën, Kimi Raikonen i Lotusit, Felipe Masa i Ferrarit, Romen Groszhan i Lotusit dhe Niko Hulkenberg i Fors Indias.

Dy makinat Mercedes u renditën në vendet 9-të e 10-të, përkatësisht me dy gjermanët Niko Rosberg dhe Mikael Shumaher.
Alonso kryeson kampionatin botëror me 194 pikë pas 15 garave të zhvilluara, Fetel ka 190 dhe Raikonen është larg me 157 pikë. Deri në fund mbeten edhe 5 gara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›