E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Canio ëndërron Anglinë

Paolo Di Canio ka pranuar se ëndërron që një ditë të drejtojë Kombëtaren e Anglisë. Sezonin e kaluar, menaxheri i Swindon Town udhëhoqi skuadrën e tij drejt promovimit dhe aktualisht qëndron në pozitën e katërt në Ligue 1.

Falë rezultateve të mira në Swindon, Di Canio spekulohej me angazhim te Bolton. Por, në deklaratën e tij për Daily Mirror, Di Canio ka treguar se ka ambicie edhe më të mëdha.

“Ëndrra ime është të bëhem selektor i Anglisë. Ëndërroj të bëhem heroi i huaj që udhëheq Anglinë drejt fitoreve pas aq shumë dekadave”, deklaroi Di Canio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›