Brazil Zagallo do garoje per zv/president te federates se futbollit
Sot, në moshën 80-vjeçare, ai ka vendosur të bëjë diçka të re në jetën e tij. Ky është Mario Zagallo, njeriu që ndoshta cilësohet si trajneri më i madh i të gjitha kohëve të kombëtares së shkëlqyer braziliane të futbollit, ai që u shpall kampion i botës më 1970.
Zagallo ka vendosur të konkurrojë për postin e mbetur bosh të zv. presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit (CBF). Vetëm dashuria për vendin e tij e detyroi legjendën e vjetër që të hedhë këtë hap.
“Ne kemi humbur një herë një botëror këtu kur ishim të veshur me uniformën ngjyrë ulliri. Në atë kohë unë po kryeja shërbimin ushtarak. Unë nuk dua që Brazili të humbasë sërish. Besoj se Brazili mund të fitojë dhe duke qenë pranë skuadrës, unë mund të jap ndihmën time. Nëse do të jem larg, nuk do të ndihmoja dot, thjesht do të bëja tifo”-deklaroi Zagallo.
Federata Braziliane është përfshirë në skandale të mëdha vitet e fundit, përfshi edhe dorëheqjen e ish-presidentit Teisheira që u akuzua për korrupsion.
“Nuk dua të përfshihen në polemika. Nuk jam një njeri politik. Unë thjesht pranova një ftesë pasi ky është një rast i madh për mua që të ndihmoj duke qenë zv. president i Federatës”- shprehet Zagallo.
Nëse do të zgjidhet, Zagallo do të jetë një nga 5 zv. presidentët e Federatës, ndërsa njëri prej tyre, Zhoze Maria Marin, u bë president pas dorëheqjes së Teisheirës. Rival i tij do të jetë Marko Polo del Nero, që kohët e fundit u bë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s.