E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, aborton një vogëlushe, çkishërohen mjekët

 

Arqipeshkvi Don José Cardoso Sobrinho në Brazil, do të çkishërojë dy mjekë që kanë praktikuar abortin tek një vajzë 9-vjeçare, e cila priste të lindte binjakë, pasi njerku e kishte përdhunuar për tre vjet rresht. Ai do të çkishërojë edhe nënën e vogëlushes, pasi ka autorizuar këtë ndërhyrje. Sipas arqpeshkvit, mjekët janë fajtorë për vrasjen e ‘dy jetëve të pafajshme’. Ndërprerja e kësaj shtatzënie është praktikuar nga mjekët disa ditë më parë në spitalin universitar brazilian, Pernambuco (Upe). Sipas drejtuesit të kësaj qendre, Sergio Cabral, mjekët kanë bërë detyrën e tyre, pasi kanë vepruar në përputhje me të gjitha ligjet. Edhe pse ligjet braziliane e lejojnë praktikën e abortit në rast dhunimi apo shtatzëni të rrezikshme, Kisha vazhdimisht ka bërë presion për vdekjen e fetuseve. Vogëlushja ka dalë nga spitali dhe bashkë me të ëmën është transferuar në një tjetër qytet ndërsa njerku i saj, 23-vjeçari Jailson José da Silva, është arrestuar më 27 shkurt dhe po gjykohet për përdhunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›