E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motivi i luftës

 

Në tryezën e rrumbullakët, historianët diskutuan mbi disa teza të hedhura nga Oliver Schmitt, në librin e tij “Skënderbeu”. Ai sjell një dokument të panjohur, ku flitet për motivet që e shtynë Skënderbeun të futet në luftë. Në dokument thuhet: “Më 10 janar të vitit 1454 dy diplomatët milanezë Sceva de Curte dhe Jacobo Trivulzio i shkruajnë zotërisë së tyre, dukës Francesco Sforza të Milanos, për pritjen që i kishte bërë Papa Nikollë V një bajlozi të Skënderbeut. Kjo ndodhi pak më shumë se gjysmë viti pas rënies së Kostandinopojës, kur krejt Italia ishte si në ethe dhe fuqitë që si zakonisht veç grindeshin me njëra-tjetrën tani po punonin për një “ligë italiane”, e cila u realizua me të vërtetë në paqen e Lodit po atë vit. E pra në këto rrethana erdhi para papës i dërguari i Skënderbeut dhe njoftoi se “për arsye të urrejtjes personale që ai (Skënderbeu) ushqen kundër turkut, meqë ky Turk ka vrarë babanë e zotërisë, ky zotëri (Skënderbeu), ka vënë të vrasin një vëlla të Turkut (Mehmeti II)”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›