E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama në Evropë nga 31 marsi në 5 prill

 

Presidenti amerikan, Barak Obama, do të zhvillojë turneun e tij të parë në Evropë, që kur u bë zyrtarisht kreu i Shtëpisë së Bardhë, nga 31 marsi deri në 5 prill. Turneu do të fillojë me vizitën në Londër, ku do të mbahet dhe takimi i G20-ës dhe do të vazhdojë me ndalesat në Francë e Gjermani për të përfunduar me vizitën e tij në Republikën Çeke. Obama do të zhvillojë takime të ndara me Presidentin francez dhe kancelaren gjermane. Lajmi u konfirmua nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton gjatë qëndrimit të saj në Bruksel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›