Brazil, fëmija kafshon pitbullin
Gabriel Almeida, një 11-vjeçar brazilian, ka shpëtuar nga sulmi i një qeni pitbull në një kopsht zoologjik, duke iu përgjigjur agresionit të tij me kafshime.
Djali është sulmuar nga qeni, i cili e ka mbërthyer nga krahu, por djali e ka kafshuar në qafë pitbullin me kaq forcë sa dhëmbi i vet kanin i kishte mbetur i ngulur prapa kokës së kafshës. Përleshja ka përfunduar me tetë qepje krahu për djalin dhe shtrim në një qendër kujdesi të specializuar për qenin. Djali ka reaguar njëlloj si qeni me një dinamikë të befasishme veprimi, ai ia ka ngulur dhëmbët në qafë qenit dhe nuk ia ka shqitur deri në fund të dyluftimit. Gabriel u kthye në një hero të vërtetë në lagjen, ku jetonte në qytetin Sabara të Brazilit. Ndërkohë që komentonte ngjarjen para miqve dhe familjarëve të tij, djali tha: "Më mirë të humbasësh një dhëmb sesa jetën".