E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kërkuari për trafik dhe përdhunim

TIRANE - Një person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë për trafik femrash dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, u arrestua dje në afërsi të Shkollës së Bashkuar në kryeqytet. 

 Maltin Kanani, 32 vjeç, lindur dhe banues në Berat ka rënë në prangat e policisë gjatë një aksioni të organizuar për kapjen e tij. Sipas burimeve zyrtare të policisë, arrestimi u realizua falë informacioneve operative që dispononin agjentët e rendit mbi vendndodhjen e të kërkuarit. Maltin Kanani, u kap pranë ish-Shkollës së Bashkuar, sepse është marrë person i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë. Në kuadër të procedimit nga kjo Prokurori, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendim të datës 24 maj 2008, ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale të "trafikimit të të miturve" dhe të "marrëdhënies me dhunë me të mitur", më shumë se një herë. Policia e Tiranës tha se, i kërkuari iu dorëzua për hetime të mëtejshme Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarku Berat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›