Jeta sekrete e Karaxhiç, në Hagë në fillim të javës
Karaxhiç pritet të dërgohet në Hagë, në fillim të javës së ardhshme. Ai ka në plan të ngrejë akuza kundër shtetit serb për mënyrën e arrestimit të tij.
Karaxhiç ka jetuar gjithë këto vite në qendër të Beogradit, duke pirë kafe në një lokal nacionalistësh në një tryezë nën foton e tij dhe të Ratko Mlladiç, i qetë i sigurt dhe i mbrojtur. Sipas Ministrisë së Brendshme serbe, Radovan Karaxhiç kishte përdorur identitetin e një njeriu jo të gjallë, mes shumë polemikash se i kujt ishte ky identitet, thotë agjencia ruse Itar-Tass. Por zyrtarë të tjerë deklarojnë se identiteti ishte i një njeriu që është vrarë në vitin 1993 në luftë. Mediat në Sarajevë raportojnë se Dabiç i vërtetë ishte një civil i vrarë. Por i rëndësishëm ishte zbulimi se identitetin fals ia ka dhënë ish-lideri i tij, sipas zëdhënësit të Hagës, Bruno Vekariç. Dokumentet ia ka dhënë ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviç, i cili në atë kohë ishte ende në fuqi para revoltës së tetorit të vitit 2000. Ai tha se kasta e identitetit nën emrin Dragan Dabiç i ishte dhënë Karaxhiçit në Ruma, në veri të Beogradit dhe në sigurimin e këtyre dokumenteve ishte përfshirë edhe një gjeneral i lartë serb.
Detaje sekrete
Serbët janë shokuar më shumë me detajet e jetës sekrete të Karaxhiçit: një të dashur, një familje (false) në SHBA, dhe vizita të shpeshta në barin "Madhouse", një bar me foto të liderëve serbë të luftës. Të mërkurën ai preu flokët dhe hoqi edhe mjekrën, pasi ka preferuar të paraqitet në Gjykatë me look-un e tij të mëparshëm.
Postera "hero"
Postera që e quajnë të arrestuarin për krime lufte Radovan Karaxhiç një "hero", janë ngjitur në pjesën lindore të Bosnjës gjatë natës së të mërkurës. Në fotot me fytyrën e tij shkruhet "Ne jemi me ty president", "Heroi i serbëve" etj. Posterat janë vendosur gjatë natës nga radikalët serbë dhe janë hequr nga policia në mëngjes. Në një poster me fytyrën e të kërkuarit Ratko Mlladiç shkruhej "Ne nuk të tradhtojmë".
"Tradhtia e Mlladiç"
Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç është gjetur dhe arrestuar falë zbulimeve që i ka dhënë ish-gjenerali Ratko Mlladiç, në përpjekje që të bëjë pazar për vete, shkruan "Daily Telegraph", duke iu referuar burimeve të shërbimit zbulues gjerman (BND) në Berlin. Gazeta shkruan se arrestimi i Mlladiçit, duket më i vështirë, për shkak se për të kujdeset një rreth i njerëzve të fuqishëm, të ish-armatës, ndaj të cilit politikanët në Beograd nuk kanë fuqi, ndërsa për Karaxhiçin kujdesi i ishte lënë një pjese të Agjencisë serbe për Zbulim që, mendohet, se mund të vendoset në kontroll të qeverisë.
Akuzat e Karaxhiç
Një avokat i Karaxhiç ka njoftuar dje se, do të hedhë në gjyq disa persona "të panjohur", që e kanë rrëmbyer klientin e saj në një autobus. Zyrtarët thonë se arrestimi i tij u bë të hënën ndërsa vetë Karaxhiç trego se, atë e kanë arrestuar të premten dhe gjatë fundjavës e kanë mbajtur në një vend të fshehtë. Avokati i tij ka gjetur edhe një dëshmitare të pranishme në linjën urbane, që vërteton se ai është arrestuar nga tre njerëz ditën e premte. (Për koincidencë dëshmitarja është nëna e një 20 vjeçari serb të vrarë gjatë luftës në Bosnjë në ushtrinë e Karaxhiç dhe të dekoruar më vonë nga vetë Radovan Karaxhiç). Ndërkohë, kësaj akuze ngritur nga Karaxhiç i kundërpërgjigjen 112 akuza të ngritura nga gjykata e OKB-së për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Nëse gjendet fajtor, ashtu si edhe të tjerët, ai do të burgoset nga kjo gjykatë dhe do të kryejë dënimin jo në Hagë, por në një prej 20 vendeve, që kanë rënë dakord të marrin të dënuarit për krime lufte nga ish-Jugosllavia.
Dhoma e burgut
63-vjeçari Radovan Karaxhiç do të transportohet në një qeli "luksi" në burgun Scheveningen pranë Hagës. I akuzuari për krime lufte dhe shumë akuza të tjera ka mundësi ta kalojë të gjithë pjesën tjetër të jetës së tij në burg. Gazeta gjermane "Bild" ka fotografuar dhomën, tre me pesë metra të Hagës, që po pret për kasapin e Bosnjës. Ajo ka brenda shtratin, një dush, një tualet dhe një televizor. Nëse ai sillet mirë do ta lejojnë të shkojë edhe në librarinë e burgut, do ketë një kompjuter të vetin, pa internet dhe të presë edhe vizitorë. Nëse ai është me fat, mund të zërë edhe një dhomë me pamje nga oqeani. Burgu Scheveningen ka 665 dhoma, përfshirë 39 që janë të rezervuar për të burgosur që gjykohen në Gjykatën Ndërkombëtare. Sipas një zëdhënësi të Hagës, Bruno Vekariç, Karaxhiç do të zhvendoset në Hagë gjatë fillimit të javës së ardhshme.
Mblidhet OKB, Zannieri e Hyseni, për Kosovën
Shefi i UNMIK Lamberto Zannieri, do të raportojë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rikonfigurimit, i cili tashmë ka nisur edhe pse Këshilli i Sigurimit nuk ka dhënë miratimin për nisjen e këtij procesi. Në takim do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni. Në seancën e Këshillit të Sigurimit do të diskutohet gjerësisht rreth raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Zyra për informim në Ministrinë e Jashtme të Kosovës ka njoftuar se, pas qëndrimit në Uashington, ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ka udhëtuar për në Nju-Jork, ku do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Megjithëse, në Zyrën e OKB-së në Nju Jork, thonë se nëse takimi është i mbyllur, atëherë ministri Hyseni nuk mund të flasë, pasi Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, por nëse takimi mbahet i hapur, gjërat mund të ndryshojnë. Gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së, ministri Hyseni po ashtu do të zhvillojë një varg takimesh me përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës, për të lobuar në të mirë të njohjes nga sa më shumë shtete të Republikës së Kosovës. Nga Serbia, pjesëmarrjen e ka paralajmëruar ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç.