E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, harron gruan në autostradë

Mendonte se e shoqja i kishte rënë nga ulësja e motoçikletës. 

Por në fakt, thjesht e kishte harruar në një stacion shërbimi. Ngjarja ka ndodhur në Francë, kur një motorist, pranë kufirit franko-gjerman, ka denoncuar zhdukjen e të shoqes. Kërkimet e para nuk kanë dhënë rezultat, deri në momentin kur e zhdukura ka telefonuar për të qetësuar alarmin e ngritur nga i shoqi. "E paskam humbur gruan rrugës", u ka thënë policëve motoristi sapo ka ndjerë se ka qenë vetëm në motor. "Duhet të ketë rënë gjatë rrugës, ju lutem më ndihmoni ta gjej", ka thënë ai në panik. Agjentët, të alarmuar nga kjo dëshmi kanë nisur menjëherë kërkimin e gruas, por edhe pas disa orësh kërkimi nuk kanë mundur ta gjejnë. Gruaja i kishte telefonuar një mikeshës së vet për ta njoftuar se i shoqi e kishte harruar në një pikë shërbimi dhe ajo më pas njoftoi edhe policinë duke zgjidhur misterin. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›