E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF hetim ndeshjeve të Dinamos e Partizanit



“Vetëm me transparencë dhe bashkëpunim mund ta shpëtojmë futbollin, lojën më të bukur dhe më të dashur në botë dhe t’i kthejmë sportdashësve besimin tek ajo”. Kjo wshtw thirrja alarmante e Federatws Shqiptare tw Futbollit. E shqetësuar për zërat e shfaqura në mediat shqiptare e të huaja dhe akuzat e tifozëve në tribunat e stadiumeve, për paracaktim të rezultatit të ndeshjeve në ballafaqimet në Kupat e Evropës, shpreh zyrtarisht qëndrimin e saj. “Federata Shqiptare e Futbollit, si organizmi më i madh dhe i rëndësishëm i futbollit në Shqipëri, ka qenë, është dhe do të jetë kategorikisht kundër paracaktimit të rezultatit, shitblerjeve të ndeshjeve dhe çdo veprimi tjeter që cënon bukurinë e lojës dhe për më tepër vërtetësinë e saj. Ne i përmbahemi parimit të Fair Play-t, sipas sloganit të FIFA-s “Loja ime është e ndershme”. Duke qenë se klubet, janë anëtare të familjes tonë të madhe të futbollit, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata dhe strukturat e tyre, për të luftuar këtë fenomen të shëmtuar që për hir të së vërtetës, e dëmton futbollin dhe imazhin e tij, largon tifozët nga stadiumet dhe ka pasoja të pariparueshme në formimin professional të sportistëve. FSHF vë në dispozicion të gjitha strukturat e saj, për të luftuar një fenomen të tillë të dëmshëm, që me pabesi po e rrënon futbollin dhe po e zbeh dashurinë e masave sportdashëse për të.
Që pas sinjaleve të dhëna në media për takimin Dinamo-Modrica, Sektori i Garave, ka vënë në lëvizje dy inspektorë të Inspektoriatit të Disiplinës, për të hetuar për këtë rast. I njëjti vendim është marrë edhe për ndeshjen Partizani - Shiroki Brijeg, pas deklaratave të Presidentit të Partizanit për shitje të ndeshjes nga ana e lojtarëve. Pas këtij hetimi, raporti i kësaj strukture të FSHF-së, që vihet në lëvizje në raste të tilla, do të jetë transparent dhe do të ndihmojë në zbardhjen e të vërtetës. Ky është edhe një sinjal pozitiv, që FSHF, jep për klubet, të cilat në rast se kanë vullnet pozitiv, duhet t’i bashkohen proçesit, për të luftuar këtë fenomen që po e bren nga brenda futbollin. Vetëm me transparence dhe bashkepunim mund ta shpëtojmë futbollin, lojën më të bukur dhe më të dashur në botë dhe t’i kthejmë sportdashësve besimin tek ajo”, - pwrfundon deklarata e Federatws Shqiptare tw Futbollit.

Lorik Cana “vesh” Kombëtaren e Kosovës

Ylli i futbollit shqiptar, Lorik Cana, edhe një herë ka ndihmuar futbollin e Kosovës. “Federata e Futbollit e Kosovës para ndeshjes Kosova-Yjet që u zhvillua më 14 qershor, ka pranuar nga Agim Cana ish -futbollisti i brezit të artë të Prishtinës dhe i biri i tij Lorik Cana anëtar i Kombëtares shqiptare dhe i Marseille pajisje sportive për Përfaqësuesen e Kosovës. Ndërsa këto ditë sërish Lorik Cana në adresë të FFK-së ka dërguar pajisje sportive për Përfaqësuesen e Kosovës (4 komplete x20=80 fanella, brekë, çorapë e mbrojtëse) si dhe 10 topa të lojës të cilësisë së lartë”, është thënë nga zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha. Ai ka shtuar se “FFK-ja falënderon z. Agim Cana dhe Lorik Canën për këtë mbështetje që po i japin Përfaqësues së Kosovës, e cila ka nevojë për mbështetje të gjithanshme”.

Seferi, talenti qe mahniti Livornon

Klaus Seferi, një talent shqiptar që po rritet në Itali, është duke lënë mbresa te ekspertët italinë të futbollit me paraqitjet e shkëlqyera të tij. 18-vjeçari Seferi është pronë e ekipit të Peruxhias, por kohët e fundit është duke u provuar në një ekip të serisë B. Së fundi, Seferi ka luajtur kundër ekipit të Livornos në një takim miqësor ku ka spikatur për 90 minuta dhe ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës. Seferi në rolin e sulmuesit ka pasur një duel tepër të fortë ndaj lojtarit të njohur italian të Livronos, Filipinin. I kontaktuar nga “Ora sport”, vetë 18-vjeçari Seferi është shprehur se aktualisht ai po provohet te skuudra e Serisë C italiane, Mezokorona, por pas paraqitjes së mirë ndaj Livornos ai ka rënë në syrin e disa menaxhereve dhe se ka pasur kontakte kohët e fundit edhe nga dy skuadra të Serisë B, Ankona si dhe ekipi i njohur i Ternanës. Sulmuesi Kluas Seferi është një tjetër talent shqiptar, që tashmë duket se po ingranohet mjaft mirë në futbollin fqinjë dhe është rritur në ekipit e moshave të Romës dhe aktualisht te Peruxhia, por për sezonin e ri Seferi me shumë mundësi do të jetë në një ekip të konsoliduar ne Serisë B ose ne Seria C italiane. Mezakorono, skuadra e Serisë C ka blerë gjysmën e kartonit, ndërsa pjesa e tjetër i qëndron Peruxhias.

Prishtina, miqësore me Osnabryk

FC “Prishtina”, kampione e Kosovës në futboll, do të zhvillojë ndeshjen e katërt miqësor ndërkombëtare përballë skuadrës se Bundesligës 2, VfL Osnabrucku. Drejtuesit e Prishtinës janë shprehur optimistë se do ta prezantojnë futbollin e Kosovës në mënyrë më të mirë. “Në Gjermani do të mundohemi ta prezantojmë sa më mirë jo vetëm skuadrën e Prishtinës, por edhe futbollin e Kosovës në përgjithësi”, - tha presidenti i skuadrës kampione, Prishtinës, z. Remzi Ejupi. Optimist për një paraqitje të mirë është shprehur edhe kryetrajneri i skuadrës Afrim Tovërlani. “Do të mundohemi që në mënyrë sa më të mirë ta prezantojmë futbollin e Kosovës në ballafaqim me VfL Osnabruckun, e cila është një skuadër mjaft e mirë”. Edhe sulmuesi i Prishtinës, Enis Fetahu e ka vlerësuar të rëndësishme përballjen me skuadrën gjermane VfL Osnabruckun. Fetahu ka thënë se ndeshja ndaj VfL Osnabruckun, do të dëshmon edhe një herë se Prishtina, ka potencial për të garuar më skuadrat evropiane.

2 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›