E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Brazili dhe Reali, më bëjnë më të mirin"

Mesfushori i Real Madrid dhe Brazilit, Kaka, pohon se do t‘i pëlqente të ishte përsëri futbollisti më i mirë në botë. "Të fituarit e trofeve me Realin e Madridit dhe Brazilin do të më ndihmojnë të ngjitem përsëri në majat më të larta, theksoi dje Kaka. Të votuarit si futbollisti më i mirë në botë, nuk mund të arrihet pa suksesin kolektiv, shtoi më pas ish-mesfushori i Milanit. Mendoj se trofetë kolektive kam mundësi t‘i realizoj me dy skuadrat që luaj: Realin e Madridit dhe Brazilin. Do të punoj për të arritur këto ambicie", citohet Kaka nga e përditshmja sportive spanjolle "As".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›