Edhe Rusia ëndërron botërorin 2018 dhe 2022
Edhe Rusia kandidohet për të organizuar botërorin e futbollit 2018 dhe 2022. Projekti i Federatës së Futbollit Rus parashikon që turneu të zhvillohet në 14 stadiume, të vendosura në 5 rajone, sikurse shpjegonte Vitali Mutlo, ministri i Sporteve. "Është një iniciativë e rëndësishme jo vetëm për futbollin, por për gjithë vendin". Komiteti ekzekutiv i FIFA-s, në dhjetor 2010, do të zgjedhë mes kandidaturave. Përveç Rusisë, në listë janë edhe Anglia, SHBA-ja, Australia, Japonia, Koreja e Jugut, Katari, Indonezia, Spanja-Portugali dhe Holanda-Belgjika. Koreja dhe Katari garojnë vetëm për 2022.