E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, dy javë kohë për firmën e Bekham

Los Anxhelos Galaksi i hap derën Milanit për Devid Bekham: "Dëshirojmë të arrijmë një marrëveshje me kuqezinjtë, këtë e bëjmë për Bekhamin dhe për veten tonë". Mesfushori mund të vazhdojë të shpresojë që Kapelo do ta grumbullojë në Botërorin 2010. Tim Lejuek, drejtori i përgjithshëm i "AEG", kompanisë që zotëron klubin kalifornian tha: "E vlerësojmë shumë Devidin si njeri dhe si lojtar. Duke qenë se trajneri i Anglisë i kërkoi të luante në Europë, për të pasur shans të shkojnë në Afrikën e Jugut jemi të gatshëm të negociojmë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›