E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi e Fabregas në verën e 2010-ës

Pas Kaka, Kristiano Ronaldos e Benzemasë, cilat do të jetë goditjet e radhës së Realit të Madridit në merkaton e ardhshme të verës? Sikurse ka bërë të ditur dhe e përditshmja e njohur sportive spanjolle "AS", objektivat principalë të presidentit Florentino Perez për sezonin e ardhshëm 2010/2011 do të ishin pikërisht futbollisti i talentuar francez i Bajernit të Mynihut, Frank Riberi, dhe mesfushori spanjoll i skuadrës së Arsenalit, Çesk Fabregas. Për këtë të fundit është interesuar edhe Barcelona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›