E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili prezanton fanellat e reja

Brazili ka prezantuar dizajnon e re të fanellave të famshme verdh-jeshile, të cilat do të përdoren nga përfaqësuesja e futbollit në Lojërat Olimpike “Londër 2012”.
Të dyja bluzat, si ekip pritës dhe udhëtues kanë një “look” të ri dhe atyre u është hequr vija horizontale në pjesën e përparme, që ishte karakteristikë e vitit të kaluar. Uniformat e reja u prezantuan nga dy yjet e “seleçaos”, Nejmar dhe Paulo Henrike Ganso.
Nejmar mbante të veshur fanellën e famshme të verdhë, me shiritë jeshilë në krahë, ndërsa Ganso fanellën e dytë me ngjirë blu dhe shiritë të verdhë. Të pranishëm në ceremony ishin edhe presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit, Rikardo Teikseira dhe trajneri i ekipit Kombëtar, Mano Menezes.
Ky i fundit theksoi se “preferon në mënyrë të veçantë dizajnon tradicionale të fanellave, edhe pse misioni i sponsorëve teknikë është gjithëmonë të sjellin risi”. Në fanella ka edhe një mesazh të qëndisur në mëngë, ku shkruhet “Të lindur për të luajtur futboll”.
Gjithashtu gjatë kësaj ceremonie, u prezantuan edhe uniformat e reja të skuadrave locale braziliane, Bahia, Koritiba, Internacional dhe Santos. Ndërkohë, Kombëtarja braziliane do të luajë me fanellën e re në ndeshjen e radhës, miqësoren e 28 shkurtit me Bosnjen në Zvicër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›