E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise fitojne Skenderbeu e Tirana

Skënderbeu fiton në 120 sekonda dhe tashmë e sheh veten fare pranë kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Korçarët fituan me rezultatin 2-1 në ndeshjen e dytë të Grupit B me Laçin.
Por, përveç tri pikëve, forca e vërtetë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Levi është aftësia në përmbysjen e rezultatit. Në fakt, Laçi e mbylli pjesën e parë të lojës në avantazh 1-0 me golin e Sefgjinajt në të 33-ën. Rrjeta e kurbinasve erdhi pavarësisht dominimit të dukshëm të korçarëve.
Miqtë vazhduan monologun e tyre edhe në pjesën e dytë të takimit, e cila nuk kishte histori: në fushë luante vetëm Skënderbeu, që pavarësisht rasteve të shumta nuk arriti të shënonte për minuta me radhë, prej terrenit të vështirë në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Tentativat e kampionëve të Shqipërisë u shpërblyen në të 79-ën, me golin e parë të Daniel Xhafajt. I aktivizuar vetëm prej 20 minutash, sulmuesi ishte në vendin e duhur pas një harkimi nga e majta dhe për të ishte një lojë fëmijësh ta dërgonte topin në rrjetë.
Vetëm 2 minuta më pas, ishte kapiteni I Skënderbeut, Bledi Shkëmbi ai që shënoi golin e fitores, me një 11-metërsh të fituar nga Plaku. Me triumfin 2-1, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 6 pikëve në grup dhe me një fitore në ndeshjen e tretë kundër Vllaznisë mund të quhet virtualisht I kualifikuar mes katër më të mirave.
Në takimin tjetër të luajtur të shtunën, fiton edhe Tirana. Bardheblutë mposhtën 2-0 Kastriotin në “Qemal Stafa” dhe regjistrojnë fitoren e parë në Grupin A të Kupës.
Pas vuajtjeve në pjesën e parë, kryeqytetasit zhbllokojnë rezultatin në të 74-tën me Gilman Likën. Mesfushori bardheblu është shumë I shopejt dhe pasi kalon mbrojtësin Pashaj I vetëm me portierin nuk gabon.
Tirana vazhdon të dominojë në fushë, por tentativat e lojtarëve të Hulian Rubios nuk kanë saktësinë e duhur. Goli I dytë I 24-herë vjenë vetëm në minutën e parë shtesë me Florent Azirin, I cili debuton me gol.
Sulmuesi kosovar ka shënuar një gol rokambolesk, ku ka qenë edhe me fat, pasi pas një përplasjeje me shokun e skuadrës Bala dhe portierin Hoxha, në rënie e sipër ai dërgoi në rrjetë sferën që u kthye nga shtylla.
Të dielën luhen edhe dy takimet e tjera të raundit të dytë në Grupe, ku Flamurtari prêt Vllazninë në Vlorë, ndërsa Kamza ndeshet me Bylisin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›