E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio Lorik Cana ne Ligen e Europes

Pavarësisht dëmtimit që pësoi në shtyllën kurizore, me fraktura në vertebrën e dytë dhe të tretë në fundin e shpinës, Lorik Cana do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet në Europa League.
Fillimisht u përfol se mesfushori shqiptar do të hiqej nga lista e futbollistëve të regjistruar te UEFA për ndeshjet ndërkombëtare, por trajneri Edi Reja konfirmoi të kundërtën. Drejtuesi I stolit ka vendosur që kapiteni I Kombëtares shqiptare të jetë mes 25 lojtarëve që do të luajnë në aktivitetin e dytë europian për nga rëndësia, ku kundërshtar të bardhkaltërve janë spanjollët e Atletikos së Madridit.
Vendimi i stafit teknik tregon mbi të gjitha se rikuperimi i Lorik Canës po ecën me ritme më të shpejta nga sa ishte parashikuar. Lojtari u dëmtua më 9 janar, në ndeshjen e parë të këtij viti, ku Lacio humbi 4-0 në fushën e Sienës dhe sipas diagnozës duhej të qëndronte të paktën dy muaj jashtë fushave.
Por, vendosmëria e “luftëtarit” për të mos humbur shumë ndeshje, ka bërë që ai të nisë punën për t’u kthyer sa më shpejt, ndërsa mendohet që të jetë gati për të luajtur prej fillimit të muajit mars.
Pasi u konfirmua se do të jetë në skuadrën për Europa League, Cana i ka nisur një mesazh tifozëve lacialë nëpërmjet rrjetit social, “Twitter”, ku shkruante: “Tani ndihem më mirë dhe shpresoj të kthehem sa më shpejt nga dëmtimi. Një përshëndetje të gjithë tifozëve dhe forca Lacio”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›