Stadiumi i ri ne pronesi te SH.A Kuq e Zi

Pas procedurave burokratike, hidhet hapi i parë i madh drejt stadiumit modern në Tiranë, i cili do të ndërtohet aty ku aktualisht ndodhet impianti “Qemal Stafa”.
Së fundmi ka përfunduar regjistrimi i pronës në emër të sh.a “Kuqezi”, emri i përzgjedhur nga kryeministri Sali Berisha për shtëpinë e re të Kombëtares shqiptare.
Pas kalimit të pronësisë në sh.a-në ku Federata Shqiptare e Futbollit ka 75 për qind të aksioneve dhe shteti shqiptar 25 për qind, tashmë federata po pret studimin e fizibilitetit nga UEFA, për të nisur punimet.
Studimi do të nxjerrë të gjitha detajet e ndërtimit të impantit, nga kostot financiare e deri te kapaciteti maksimal i spektatorëve. Kompania e cila do të kryejë të gjitha procedurat për studimin, do të paraqesë edhe variantet më të mira për sigurimin e financave të nevojshme për ndërtimin e stadiumit.
Stadiumi fillimisht u projektua me një kapacitet 33 mijë vende, por ekziston mundësia që ai të reduktohet në 25 mijë vende. Shteti shqiptar ka akorduar fillimisht një fond me vlerë 300 milionë lek për impantin, ndërsa nga ana e saj, FSHF do të aplikojë edhe te FIFA e UEFA për të siguruar një pjesë të financave për të mbuluar kostot e ndërtimit.
Tashmë pritet nisja e punimeve për stadiumin, ku do të shembet impanti actual “Qemal Stafa” dhe për këtë arsye sh.a “Kuqezi”ka bërë të ditur se nuk do të bëhen investime.
Një tjetër çështje është edhe largimi i bizneseve që ndodhen në ambientet e stadiumit, sit ë paligjshme dhe për këtë arsye, sh.a-ja do ti drejtohet me një kërkesë zyrtare Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve.