Debora shtyn te dielen ndeshjen Roma-Inter

Reshjet e dendura të dëborës në Romë kanë shkaktuar shtyrjen e supersfidës së javës së 22-të të Serisë A, ndërmjet verdhekuqve të Luis Enrikes dhe Interit.
Në kalendar ndeshja ishte parashikuar të luhej të shtunën në orën 20.45, më pas prefekti i kryeqytetit italian vendosi që ajo të zhvillohej në orët e pasdites, ndërsa situate e rënduar solli shtyrjen me 24 orë të takimit. Si përfundim, Roma-Inter do të luhet të dielën më 5 shkurt në stadiumin “Olimpiko”, në orën 15.00.
Vendimi është marrë për shkak të rreshjeve të dendura, kun ë veri të Romës trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 centimetra. Qyteti është praktikisht i paralizuar, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi. Kjo e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjes, edhe sepse në kushtet e krijuara rrezikohet siguria e tifozëve dhe publikut.
Për shkak të bllokimit të rrugëve, klubi tjetër i kryeqytetit, Lacio nuk arriti të prezantonte blerjen më të re, Antonio Kandreva.
Ndërkohë, nga ndeshjet e javës së 22-të nuk do të zhvillohet as Çezena-Katania e parashikuar të luhej të shtunën. Në stadiumin “Manuci” vazhdon të bjerë dëborë dhe shtresa e krijuar ka trashësi deri në 60 centimetra. Grupi i Sigurisë vendosi që nuk ekzistojnë kushtet për një ndeshje futbolli, ndërsa data se kur do të luhet kjo sfidë pritet të përcaktohet në ditët në vazhdim.