Lionel Mesi kampion i gabimeve
Lionel Mesi është elementi kyç i sukseseve të Barcelonës, megjithatë së fundmi është publikuar një statistikë e çudtishme, sipas të cilës argjentinasi është futbollisti që e ka humbur më tepër topin deri në këtë pjesë të sezonit në La Liga-s, spanjolle, plot 279 herë
Nuk ka asnjë dyshim që Lionel Mesi është futbollisti më I mirë në botë. Ai është çelësi i sukseseve të Barcelonës, megjithatë tashmë është publikuar edhe një statistikë e cila mund të duket e çuditshme.
“SuperDeporte” ka publikuar një statistikë interesante, që tregon se se përveç të tjerave, sulmuesi argjentinas është edhe “kampion” i gabimeve. Duke iu referuar statistikave të këtij sezoni në La Ligan spanjolli, Mesi është lojtari që deri në këtë fazë të sezonit ka shpërdoruar më shumë topa.
Në fakt, në ndeshjet e luajtura me Barçën, 24-vjeçari ka humbur plot 279 topa, duke e humbur sferën më shumë se çdo lojtar tjetër I kampionatit spanjoll. Pas tij renditen dy lojtarët e Espanjolit, Didak Vila me 251 topa të humbur dhe dhe Joan Verdi me 241.
Megjithatë, statistikat e publikuara mund të interpretohen edhe me faktin se Mesi është pika e referimit gjatë manovrave ofensive të skuadrës “blaugrana” dhe është futbollisti që ka numrin më të madh të goditjeve në portat kundërshtare.
Në fakt, me triblimet, hapësirat që krijon dhe golat që realizon, ai është I domosdoshëm për Barcelonën. Në 89 për qind të rasteve, argjentinasi figuron mes golashënuesve të katalanëve në ndeshjet e kampionatit.
Ndërkohë, një tjetër e dhënë që tregon sa I rëndësishëm është ai për skuadrën e Pep Guardiolës, është fakti se pa golat e Leo Mesit, Barcelona ka festuar fitoren vetëm në 52 për qind të rasteve.