Përkujtohet 100-vjetori i poetit grek
Poezi e muzikë për nder të poetit grek Jani Ricos. Mbrëmjen e së mërkurës në Teatrin Kombëtar u përkujtua 100- vjetori i lindjes së poetit grek, Ricos. Veprimtaria u organizua nga Ambasada Greke në Shqipëri dhe Fondacioni Grek i Kulturës. Besnik Mustafaj, Jani Vojaxis dhe Perikli Jorgoni referuan mbi artin e Ricos dhe vendin që zë poezia e tij në letërsinë botërore. Gjithashtu u shfaq dhe një dokumentar mbi jetën dhe veprën e poetit dhe piktorit. Më tej aktorët Bujar Asqeriu, Sesilia Plasari dhe Roza Anagnosti interpretuan poezi të poetit në gjuhën shqipe, ndërsa studentë të Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës dhe nxënës të Arsakeio-s i sollën ato në gjuhën greke. Kuarteti "Promus" prezantoi muzikë të M. Theodhorakit. Në përfundim aktorja Marsela Lena interpretoi "Sonata nën dritën e hënës" nën përkujdesjen e veçantë të regjisorit z. Andon Koço. Kjo mbrëmje e drejtuar nga Leonard Olli, u ndoq nga një publik i zgjedhur, mes të cilëve dhe ambasadori Nikolaos Pazios.