E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, një shqiptare në trafik foshnjash

 

SOFJE - policia zbuloi në Bullgari një rrjet kriminal me shqiptarë, që kryenin shitjen dhe trafikimin e foshnjave. Lajmi është bërë publik nga televizioni "Nova Tv". Sipas këtij burimi, gjashtë gra akuzohen se kanë shitur fëmijët e tyre foshnja, duke u përfshirë kështu në skemën e trafikut. Mes grave të akuzuara mësohet se një rol në trafik ka pasur shtetasja shqiptare Albena Qerimi. Ajo sipas policisë, ka punuar për një shoqatë adoptimi "Sunny Day". Licenca e kësaj organizate është hequr në fund të vitit 2007 pas dyshimeve për abuzim. Policia thekson se është duke u verifikuar roli i shqiptarëve me këtë organizatë trafiku. Hetuesit thonë se është përfshirë edhe bashkëshorti i Albena Qerimit. Rreth 16 fëmijë dyshohet se janë shitur për një shumë nga 10-40 mijë euro në vitet e fundit. Shumica e nënave të fëmijëve janë me orgjinë rome, ato jetojnë në distriktin Filipovzi në Bullgari. Trafikantët ndërrojnë adresën e të dhënat e lindjes së fëmijëve dhe u nxjerrin pasaporta me të cilat ata udhëtojnë me prindërit e tyre të rinj. Mediat bullgare kanë hapur edicionet me këtë skandal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›