Bred Pit, kërkon dënim me vdekje për BP
Aktori Bred Pit, që njihet si një nga luftëtarët e heqjes së dënimit me vdekje, duket se ka ndryshuar mendje, pasi ka bërë një deklarate të ashpër. Partneri i Anxhelina Zholi, ka thënë se do të dëshironte që të merrej parasysh dënimi me vdekje, për të gjithë ata që janë përgjegjës për katastrofën që shkaktoi BP në gjirin e Meksikës, duke kërkuar “dënim me vdekje” për këtë kompani. Pit ka folur gjatë prezantimit të dokumentarit të Spajk Li rreth katastrofës që shkaktoi uragani “Katrina” në Nju Orlins.
Aktori 46-vjeçar është angazhuar në projektin për rikthimin e qytetit në gjendjen para se të goditej nga uragani që e shkatërroi pothuajse plotësisht, duke ndërtuar 150 shtëpi për banorët e zonës.
Kajni Uest,
U premton fansave nga një këngë të re çdo javë
Këngëtari Kajni Uest ka premtuar se do të lançojë 18 këngë deri në Krishtlindje, duke lancuar nga një këngë çdo fundjavë. “E tëra është për fansat“, ka shënuar reperi në faqen e tij në “Të///itter”. “Unë e di se të gjithëve ju nevojitet muzika dhe unë do të lançoj nga një këngë çdo javë deri në Krishtlindje. Mund të jetë këngë e imja, mund të jetë këngë e Jay-Z etj. Unë i quaj ato “premtime të mira”. Ne tani i shikojmë gjërat ndryshe, bëjmë ndryshime. Nuk ka kthim prapa. Kjo është arsyeja pse e lançova. “See Me Now”, nuk ishte për mua, ishte për verën”, ka shpjeguar Uest. Këngët pritet të lançohen nëpërmjet faqes zyrtare të reperit, i cili pritet të nxjerrë albumin e ri gjatë muajit nëntor.
Robert Patinson
Vendos të jetojë me Kristen
Robert Patinson dhe Kristen Stjuart janë duke planifikuar të zhvendosen në një shtëpi të re në Los Anxheles, në mënyrë që të shpëtojnë lidhjen e tyre. Çifti sekret, i cili besohet se ka filluar në setin e filmit “Twilight” në vitin 2008, thuhet se do të marrë një shtëpi me qira prej 14 mijë dollarësh në muaj, me pesë dhoma fjetje, vetëm e vetëm që ta shpëtojnë lidhjen, përkundër faktit se Patinson dëshiron të jetojë në Nju Jork.
“Mendoj se kur Robert vërtet mendoi për këtë, ai e kuptoi se aq shumë sa dëshiron të jetojë në Nju Jork, nuk do të dëshironte të ishte kudo pa Kristenin”, tha një mik i aktorit.
Lindsi Lohan
Aktorja shpreh pakënaqësinë ndaj gjykatës
Lindsi Lohan është tejet e zhgënjyer me gjykatën dhe vendimin për rehabilitim, pak kohë pasi mediat mohuan faktin se Lohan është duke u droguar. Pasi mjekët konstatuan se ajo nuk është e droguar, Lohan nuk ka mbaruar me sjelljet e saj kontroverse, ndërsa tani kërkon sqarime se si kanë mundur të hyjnë mediat në burg. Sjellja e saj, sipas mjekëve ka të bëjë me Aderall, që do të thotë ADD, e që ka të bëjë me sjellje të pakontrolluar, që në këtë rast e bën 24-vjeçaren të ndjejë se ajo është dënuar pa të drejtë.
Sheril Tuidi
“Pas ndarjes ndihem më e fortë”
Nuk i është dashur shumë që të bindet se vazhdon të jetë seksi. Kalendari i saj për vitin 2010 ka qenë njëri ndër më të shiturit në Britaninë e Madhe. Sheril Tuidi, edhe një herë dëshmoi se pse është shpallur femra më fotozhenike në botë. 27-vjeçarja edhe këtë vit është fotografuar për kalendar. Nuk është dashur shumë që ajo të bindet që të qëndrojë e veshur seksi para fotoaparatit. Kalendari i saj për vitin 2010 ka qenë njëri ndër më të shiturit në Britaninë e Madhe. Ajo me këtë rast deklaroi se pas ndarjes ndihet më e fortë se kurrë dhe se askush nuk mund ta ndalojë që të jetë e lumtur. Ajo e pranoi se është e kënaqur që më nuk është në martesë. Kalendari është realizuar në Kaliforni.
Kim Kardashian
Emisioni i saj shënon rekord të ri
Emisioni i Kim Karadashian dhe i motrave të saj Kërtni dhe Klo, “Keeping Up With Karadashians”, ka shënuar rezultate të reja! Treshja, sipas “E!”, kanë shënuar një rekord të ri në shikueshmëri gjatë transmetimit të episodit të fundit të emisionit të dielën në mbrëmje. Emisioni, i cili tani është në sezonin e pestë, ka pasur 4.7 milion shikues, duke e bërë emisionin më të shikuar qysh në fillim të sezonit, që mbahet mend në SHBA. Po ashtu ky është emisioni i dytë më i shikuar në histori sipas rrjetet të “E!” – edhe pse episodi i fundit në sezonin e kaluar kishte kaluar më mirë!
Bejonse Knolis
Pranon se është e çregullt
Pasi Bejonse dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay-Z fitojnë miliona dollarë ata nuk do ta kenë problem që ta gjejnë një shërbëtore cilësore. Bejonse Knolis 28-vjeçare pohoi se i hedh rrobat në të gjitha këndet e shtëpisë, dhe kurrsesi nuk është duke u munduar që të bëhet e rregullt. Kështu në vend të dollapëve, shumica e rrobave të saja gjenden në dyshemenë e vilës. Pasi Bejonse dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay-Z fitojnë miliona dollarë ata nuk do ta kenë problem që ta gjejnë një shërbëtore cilësore.
Sandra Bullok
Me Tom Henks do të luajë në filmin e ri
Studioja filmike “Paramount” ka bërë të ditur se Sandra Bullok dhe Tom Hanks do të aktrojnë së bashku në një film të ri.
Regjinë e filmit "Extremely Loud and Incredibly Close", i cili është i bazuar në librin e Xhonatan Safran me emër të njëjtë, do ta bëjë Stephen Daltry. Filmi flet për kërkimin e një brave nga një nëntëvjeçar, i cili mban një çelës të cilin ia ka lënë babai i tij i vdekur nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit.
25 Gusht 2010