Zjarret, shkrumbohen dhjetëra ha tokë, rrezikohen banesat
25/08/2010 Më problematike ka qenë situata në fshatrat Zues dhe Oblikë. Dëme të mëdha për banorët
SHKODER- Zjarret e fuqishme në fshatrat e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe kanë rrezikuar dhjetëra banesa, ndërkohë që dëmet ekonomike kanë qenë mjaft të mëdha. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, banorëve, policisë dhe ushtrisë ka bërë të mundur frenimin e përparimit të flakëve drejt banesave, ndërkohë që mjaft familje janë evakuar. Më problematike ka qenë situata në fshatrat Zues dhe Oblikë të rrethit të Shkodrës, ku ka pasur disa vatra të mëdha zjarri. Sipas banorëve të këtyre fshatrave flakët e furishme, të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta janë parë rreth mesditës së të martës. Duke parë që situata sa vinte e po bëhej tepër e rrezikshme, banorët kanë lajmëruar menjëherë forcat e PMNZZH-së Shkodër, të cilat janë munduar të shuajnë plotësisht flakët, por pyllëzimi i dendur dhe era e fortë nuk i ka lejuar të lëshojnë ujin mbi vatrat e zjarrit. Për rrjedhojë me dhjetëra hektarë ullishte, shkurre dhe sipërfaqe të konsiderueshme me pemë frutore dhe vreshtari janë shkrumbuar dhe përshkuar tërësisht nga flakët. Zjarri ka kërcënuar seriozisht banesat kryesisht në fshatin Zues, ndaj forcat zjarrfikëse në bashkëpunim dhe me policinë kanë bërë të mundur evakuimin e qytetarëve nga banesat e kërcënuara seriozisht nga zjarri. Dëme në banesa nuk ka pasur, ndërkohë vlera monetare e dëmeve është e konsiderueshme. Sipas forcave zjarrfikëse, shkak i rënies së zjarrit është pakujdesia njerëzore. Grupi hetimor po punon për të zbuluar nëse vatrat e zjarrit kanë qenë të qëllimshme apo thjesht nga pakujdesia. Ndërkohë, që nga pasditja e së hënës,flakët e zjarrit kanë përfshirë malin në afërsi të fshatit Lohej të komunës së Shkrelit në rrethin Malësi e Madhe. Flakët kanë përparuar me shpejtësi duke rrezikuar dhe banesat e këtij fshati. Është shkaktuar një dëm i madh ekonomik për banorët e fshatit Lohej, pasi mali ku ka rënë zjarri ka dëmtuar krejtësisht kullotat për kafshët shtëpiake, si dhe bimët medicinale, kryesisht sherbelë, që janë dhe burim i vetëm i të ardhurave të banorëve të këtij fshati.