Bregdeti i Adriatikut i masakruar nga ndertimet pa leje
Bregdeti i Adriatikut vijon të mbetet i masakruar nga ndërtimet e shumta, të cilat i kanë transformuar plazhet në një kantier ndërtimesh. Në pikun e sezonit turistik, në zonat bregdetare të Durrësit ndërtimet pa leje janë kthyer në një shqetësim për pushuesit vendas e turistë të huaj. shume objekte janë ndërtuar fare pranë bregut të detit, mbi brezin e rërës , duke shkelur jo vetëm kushtet e urbanistikës për zonat turistike, por edhe duke ngushtuar hapësirat publike.
Në zonat turistike, përveç ndërtimeve të reja, në det është ndërhyrë duke ndërtuar mole, apo edhe objekte të tjera, situatë kjo që ka sjellë dhe reagimin e kryeministrit Berisha një ditë më parë, i cili paralajmëroi prishjen e të gjitha ndërtimeve në zonat turistike dhe bregdetare, të cilat përbëjnë një njollë për turizmin shqiptar. Duke folur në mbledhjen e përjavshme të Këshillit të Ministrave, Berisha tha se është e papranueshme që zonat publike bregdetare të zaptohen nga zotërinj të babëzitur, duke iu kërkuar që të nisin prishjen e këtyre ndërtimeve nga data 1 shtator, pasi në të kundërt do të veprojë forca e ligjit. Në Durrës ndër vite numërohen mbi 210 ndërtime pa leje, të ndërtuara kryesisht në zonat bregdetare që nisin nga Golemi në drejtim të plazhit të Currilave. Por së fundmi kjo shifër është rritur edhe më shumë, pasi të tjera ndërtime janë në proces, në zonat turistike të Durrësit.