E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet kerkesa per aplikim per pasaporte biometrike

Koha e pushimeve për emigrantët shqiptarë që kthehen në shtëpi, shërben dhe për t'u pajisur me pasaporta biometrike.
Drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile bën të ditur për abc news se janë rreth 2500 persona në ditë që i drejtohen zyrave përkatëse në të gjithë Shqipërinë.
Ndryshe nga qytetet e tjera, në Tiranë puna vijon normalisht. Shtimi i sporteleve nuk lë mundësi për radhë të gjata dhe pothuajse në të gjitha zyrat e aplikimit ka fluks njerëzish në orare të caktuara.
Këtë e konfirmojnë për abc neës punonjës të disa prej zyrave të vendosura pranë njësive bashkiake.
Për të gjithë ata qytetarë që duan të aplikojnë ditën e hënë, drejtori I përgjithshëm i gjendjes civile z.Armand Teliti bën me dije se këtyre qytetarëve do t'u ofrohet shërbimi i kërkuar për aplikim dhe shpërndarje.

Ndërkohë ditën e hënë, më datë 20 gusht, shërbimi shtetëror në zyrat e gjendjes civile do të jete i hapur në oraret e zakonshme të punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›