E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria mban premtimin per ish-te perndjekurit

Rreth 1600 të afërm të të përndjekurve politikë do të përfitojnë pas miratimit të të projektligjit që ndodhet në parlament dhe pritet të miratohet në shtator. Ky projekt ligj synon të shtyjë afatin e pranimit të kërkesave për dëmshpërblim të dorëzuara në ministrinë e drejtësisë. Deri tani janë shqyrtuar të gjitha kërkesat e dorëzuara që plotësonin dokumentacionin e nevojshëm.

Zonja Bora sqaron për Abc Neës se ndryshimet që u bënë në legjislacionin ekzistent bënë që brenda muajit korrik të miratohej për herë të parë edhe lista me të pushkatuarit pa gjyq.

Lidhur me dosjet problematike Shefja e Sektorit të të përndjekurve politik deklaron se ka një numër të konsiderueshëm dosjesh që kanë mangësi dokumentacioni, adresash të sakta e tjerë.

Deri tani kanë përfunduar rreth 12 mijë dosje, ndërsa janë shqyrtuar më shumë se 20 mijë kërkesa. Shuma e përfituar nga të afërmit e të përndjekurve politikë si dhe vetë të përndjekurit politikë, që janë akoma gjallë është rreth 45 miliardë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›