E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregdeti i Zvërnecit bëhet shesh plehrash

Një sasi e konsiderueshme peshku të prishur është hedhur dje nga persona të papërgjegjshëm në bregun e detit në plazhin e Zvërnecit. Rreth 400 kg sardele kanë ndotur detin dhe bregun e këtij plazhi të virgjër. Një prej banorëve të kësaj zone, Ali Hyseni, tha se në mëngjes ka dëgjuar makinën që shkarkoi në breg. "Pashë shumë arka të mbushura me peshk të prishur që ishin hedhur te kjo zonë. Nuk është vetëm bregu i detit që po ndotet tani kohët e fundit, por sasi të mëdha peshku të prishur kanë pushtuar të gjithë zonën e Pyllit të Sodës", thotë ai. Këta persona të papërgjegjshëm, që mund të jenë peshkatarë ose pronarë të magazinave të shumicës, kanë gjetur rrugën më të shkurtër për të hedhur mbeturinat në breg të detit, pasi brendësia e Pyllit të Sodës është mbushur tashmë. Edhe rruga që të çon në këtë zonë është kthyer në një vend për grumbullim mbeturinash. Aty shkarkohen shpesh mbetjet inerte të qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›