SHBA-Rusi, përplasja e fundit për Kosovën
Seanca e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila po shqyrton vlefshmërinë e pavarësisë së Kosovës, pas rreth një jave mbledhjeje, dje ka arritur kulmin e saj. Në seancën gjyqësore është zhvilluar përplasja e madhe mes një superfuqie dhe një ish-superfuqie, përkatësisht mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Natyrisht SHBA ka përkrahur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Federata Ruse ka mbështetur Beogradin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqitën argumente të fuqishme pro pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përfaqësuesi amerikan, Harold Koh, tha para gjyqtarëve se për Shtetet e Bashkuara, shpallja e pavarësisë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk ka asgjë në kundërshtim me këtë të drejtë. "Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës, sepse ajo është vullnet i popullit dhe faktor stabiliteti në Ballkan", tha përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara. Ai shtoi se pavarësia e Kosovës është kreu i fundit në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Në vazhdim, Harold Koh u është drejtuar gjykatësve të GJND-së, duke u thënë se ata kanë dëgjuar për mizoritë ndaj shqiptarëve të Kosovës, për 1 milion kosovarë të dëbuar me dhunë dhe për fushatën e pastrimit etnik, për të shtuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë zhvillim spontan, porse asaj i ka paraprirë një proces politik. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ky parim rregullon vetëm raportet ndërshtetërore, ka thënë Koh, për t‘iu referuar pastaj Rambujesë dhe "vullnetit të popullit" dhe për të shtuar se dokumentet e këtij tubimi nuk paragjykojnë dhe as përjashtojnë ndonjë epilog të statusit politik të Kosovës. "Serbia thotë se i ka ofruar Kosovës autonominë më të gjerë të mundshme, por ata që mbajnë mend tanket rreth Parlamentit të Kosovës në vitin 1989, e dinë mirë se për çfarë autonomie bëhet fjalë, ka thënë në vazhdim përfaqësuesi amerikan. Ai ka pohuar se nga qindra deklarata të pavarësisë, asnjë nuk është hedhur poshtë nga e drejta ndërkombëtare dhe kjo nuk bën të ndodhë as me Kosovën. Nga kjo gjykatë kërkohet të vendosë nëse dëshiron ta kthejë situatën prapa ose të lejojë Kosovën dhe fqinjët të ecin përpara, ka thënë Koh. Në seancën e djeshme ka folur edhe përfaqësuesja e Finlandës, e cila doli në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës. Paiva Koukuranta, në paraqitjen e saj tha se pas rënies së Murit të Berlinit rrethanat kanë ndryshuar, për të shtuar se populli e cakton fatin e territorit dhe jo territori fatin e popullit. Shtetësia nuk është dhuratë që dikush i jep dikujt, por është diçka që buron nga ata që krijojnë shtetin e tyre, ka thënë Paiva Koukaranta. Rasti i Kosovës është sui generis, ndërsa argumentet e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës janë sipërfaqësore, ka thënë përfaqësuesja e Finlandës.
Dje ka paraqitur deklaratën e saj edhe Rusia, përkrahësja më e madhe e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës. Përfaqësuesi i Federatës Ruse, Kiril Gevorgian, tha se kjo shpallja e pavarësisë së Kosovës është jolegale, sepse u bë nën një administrim ndërkombëtar, për të shtuar se popullata e Kosovës nuk hyn në kuadër të grupeve që kualifikohen për të pasur të drejtën për vetëvendosje. Ai ka vazhduar me pohimin se Kosova sipas së drejtës ndërkombëtare është nën administrimin e OKB-së dhe as shqiptarët dhe as Beogradi nuk mund të ndërmarrin hapa të njëanshëm që sfidojnë UNMIK-un. Ndryshe, seancën e djeshme dëgjimore në GJND e ka hapur Spanja, përfaqësuesi i së cilës ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse me të është shkelur rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesja e Spanjës, Konsepsion Eskobar Hernandez, ka thënë se "Spanja konsideron se rezoluta 1244 ende është në fuqi, ndërsa procesi politik për gjetjen e zgjidhjes ende në vazhdim e sipër, gjithnjë derisa Këshilli i Sigurimit nuk miraton një vendim tjetër".