Bregdeti shqiptar po kërcënohet nga “mafia e tokave”
Reportazh i AFP-së në lidhje me problemin delikat të pronave në Shqipëri. 2000 persona janë vrarë për konflikte pronësie në Shqipëri
Shqipëria po i dorëzohet një “mafieje të pronave”, tregtia ilegale e së cilës po rrënon bregun e virgjër të dikurshëm shqiptar dhe po sjell konfuzion në zonat qytetare. Me burokracitë e shtetit postkomunist, tregtia ka lulëzuar duke mos u ndëshkuar, duke mashtruar rreth 15 mijë familje (disa prej të cilave kanë blerë të njëjtën pronë) dhe disa të tjera duke u “zgjidhur” përmes vrasjes, fakt që u ka kushtuar jetën 2000 personave në 15 vitet e fundit. “Qeveria shqiptare nisi një operacion, i cili ka si qëllim të çrrënjosë këtë faktor”, - u shpreh për AFP-në ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Ai tha se mafia ka përfituar “dhjetëra bilionë dollarë me ndihmën e zyrtarëve të caktuar në krye të regjistrimit të pronave”.
Çrrënjosja e korrupsionit është një nga kushtet kryesore që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Megjithatë, deri sot, ky vend ka arritur vetëm një marrëveshje me bllokun, në qershor 2006. Problemi u bë publik në gusht, kur prokurorët ndaluan 7 persona, duke përfshirë edhe tre zyrtarë të regjistrit të pasurive, mbi skemën e lëshimit të dokumenteve false të pronave, si dhe pastrimit të parave. Skandali vazhdoi edhe në muajt e fundit, duke ekspozuar dhjetëra zyrtarë nga partitë politike si të përfshirë në afera të ndryshme, si krerë të bashkive apo noterë të njohur.
Përvetësimet
“Dhjetëra hektarë janë përvetësuar nga “mafia e pronave”, të cilët kanë përdorur regjistra fals për të provuar pronësinë e tyre… dhe i kanë shitur këto toka me një çmim shumë të lartë”, - u shpreh për AFP-në ministri shqiptar i Bujqësisë, Jemin Gjana. Përgjatë bregdetit Adriatik “me shumë se 170 hektarë tokë pyjore dhe 254 ha kullotë, si dhe tokë djerrë janë zënë nisur nga transaksionet e jashtëligjshme”, - vazhdoi Gjana.
Në disa raste, shtëpitë ose pronat u janë shitur blerësve të ndryshme. Qindra shqiptarë kanë zbuluar se pronësia e tokës që kanë blerë apo trashëguar ka qenë e zënë. “Letrat e së njëjtës pronë u janë shpërndarë personave të ndryshëm në të njëjtën kohë”, - u shpreh Gjin Marku, i Komitetit të Pajtimit Kombëtar, një grup i ndërtuar për të luftuar dhunën që ka shkaktuar ky konfuzion. “Shumë shqiptarë zgjedhin që t’i zgjidhin problemet me armë”, - u shpreh Marku, duke konfirmuar se të paktën 2000 veta janë vrarë në 15 vitet e fundit lidhur me problemet e pronës.
Në një rast, mediat shqiptare raportuan se autoritetet deklaruan për arrestimin e dy oficerëve të akuzuar për lëshimin e dokumenteve të pronësisë për rreth 100 ha në një zonë turistike në Shëngjin, në veriperëndim të kryeqytetit. Çështja në të cilën janë të përfshirë fajtorët u ka sjellë atyre një fitim prej 2,5 milionë dollarësh, apo 1,75 milionë eurosh, u shprehën autoritetet. “Në total, rreth 15 mijë familje në të gjithë vendin janë viktimë e problemeve në skemën e shitjes së pronave”, - vijon Marku.
Regjistri i pronave
“Regjistri i pronave në Shqipëri ka pasur probleme qëkur zyrat u shkatërruan gjatë vitit 1997, si pasojë e skemave piramidale, ku humbën paratë shumë nga familjet shqiptare. Shumë dosje mungojnë nga regjistrat, thotë Arben Qiriako, kreu i Komisionit Shqiptar të Hipotekave. Në përpjekje për të përditësuar regjistrat, qeveria, me mbështetjen e Bankës Botërore, ka nisur një projekt madhor për të realizuar një sistem kompjuterik. Gjithashtu u miratua një ligj për të parë të gjitha lëvizjet që bazohen në një dokument fals. Ligji parashikon edhe ngritjen e një komisioni të veçantë hetues në çdo bashki, për të analizuar të gjitha ankesat nga viktimat e mafies së tokës përgjatë shitjeve. “Në 287 dosje në Tiranë kemi regjistruar 65 raste në të cilat e njëjta pronë u ishte dhënë të paktën shtatë blerësve”, - u shpreh Qiriako. Një hetim gjyqësor ka nisur kundër 65 zyrtarëve dhe këshilltarëve lokalë të dyshuar për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë për qindra hektarë në bregdet dhe në qytetet e mëdha.
20 Shtator 2008