Opozita dhe qytetarët e Shqipërisë: Ik, Sali Gërdeci!
Mijëra të pranishëm në protestën kundër qeverisë së Sali Berishës. Rama: “Shteti i Berishës vdiq në Gërdec. Meta: “Berisha gjakpirës, të shporret”
Shaban Sulçe
Mijëra qytetarë të Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë kanë marrë pjesë dje në një protestë paqësore kundër kryeministrit Berisha, duke kërkuar largimin e tij të menjëhershëm nga drejtimi i qeverisë. Në protestë morën pjesë liderët e opozitës, kreu i PS-së, Edi Rama, kreu i LSI-së, Ilir Meta, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi dhe ai i PDS-së, Paskal Milo, lideri i G99-s, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues nga lëvizja “Mjaft”. Ndryshe nga protestat e tjera, krerët e opozitës nuk kanë qenë në krye të vargut të protestuesve, por në brendësi të tyre, për të dhënë mesazhin se protesta e djeshme ishte një protestë e qytetarëve kundër mungesës së sigurisë dhe drejtësisë së shkaktuar nga qeveria dhe kryeministri Sali Berisha. Madje edhe kur janë thirrur për të mbajtur fjalimet e tyre, krerët e partive opozitare nuk janë prezantuar si kryetarë partish, por si qytetarë. Rama, Meta, Gjinushi dhe Milo, gjatë fjalës së tyre, kanë akuzuar kryeministrin Berisha si shkaktar të tragjedive të shumta në vend, madje e kanë akuzuar atë edhe për vrasjen e dëshmitarit kyç për trafikun e armëve, Kosta Trebicka. Ata kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të Berishës dhe vënien e tij përpara organeve të drejtësisë.
Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka nisur fjalën e tij në protestën e djeshme pikërisht duke iu referuar vdekjes misterioze të dëshmitarit kyç të trafikut të armëve, Kosta Trebicka. “Nëse Trebicka do të kishte humbur jetën në një nga vendet e BE-së, askush nuk do të kishte menduar se e kanë vrarë. Ndërsa në Shqipëri, të gjithë, përpara se sa të mendonin gjithçka tjetër, menduan se u vra dëshmitari. Problemi ynë nuk është nëse Berisha ka apo nuk ka gisht në vdekjen e Trebickës. Problemi ynë është se Berisha ka forcë në vdekjen e shpresës në këtë vend”. Rama theksoi domosdoshmërinë e largimit të kryeministrit Berisha, pasi ai ka sjellë pasiguri dhe mungesë drejtësie për të gjithë shqiptarët. “Ne sot jemi këtu për të dëshmuar si qytetarë se Shqipëria e ka një shpresë, e ka një rrugë, e ka një forcë dhe kjo forcë është forca e bashkimit e të gjithë atyre që kuptojnë se 26 të vrarë në Gërdec nuk ka rëndësi se çfarë ishin PS-ja, PD-ja, por shqiptarë të cilët prehen në banesën e fundit jo nga dora e Zotit, por nga dora e shtetit”, - tha Rama. “Ne jemi këtu sot për të dëshmuar se Shqipëria nuk është e kryeministrave, por e shqiptarëve. Jemi këtu sot të gjithë, socialistë e demokratë, pasi të gjithë kemi nevojë për siguri. Ne jemi këtu sot se për shkak të vdekjes së shtetit në gërmadhat e vdekjes në Gërdec. Ne jemi sot këtu për të dëshmuar se nuk na duhet një qeveri e cila justifikohet, fshihet, i trembet së vërtetës. Ajo u trembet qytetarëve sepse u trembet edhe premtimeve të veta. Ne jemi sot këtu për të dëshmuar se nuk na duhet një qeveri e cila justifikohet, fshihet, i trembet së vërtetës. Ajo i trembet qytetarëve, sepse i trembet edhe premtimeve të veta”, - vijoi kreu i PS-së.
Meta
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në fjalën e tij ka qenë më i ashpëri ndaj kryeministrit Berisha. Meta ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Berishës, duke e cilësuar atë si fatkeqësi kombëtare, si gjakpirës modern dhe si shkaktar i shumë tragjedive që i kanë ndodhur vendin. “Mallkimi Berisha nuk po i lë paqe shqiptareve në rrugën e tyre drejt Europës. Ai solli mundin e një populli të tërë me piramidat në 1996-n. Ai firmosi vdekjen e 3000 shqiptarëve në ’97-n. Ai veshi me të zeza mijëra nëna e motra. Është ai që po e zhyt Shqipërinë në papunësi, është ai që e mban Shqipërinë pa ujë e energji”, - tha Meta. Kreu i LSI-së e akuzoi kryeministrin Berisha si njeriun e izolimit. “Ai është njeriu i izolimi, që po rihap sërish luftë me Amerikën si në ’97-n, këtë herë duke mos zbardhur Gërdecin”. Meta ka siluruar indirekt edhe aleaten e tij të madhe, PS-në. “T’i besosh sot Sali Berishës, do të thotë t’i japësh oksigjen rrezikut që ai përfaqëson”.
Më tej Meta ka vijuar duke shtruar një sërë pyetjesh: “Cilat janë reformat që janë realizuar në këtë vend me Sali Berishën deri sot? Shkatërrimi i Kushtetutës dhe realizimi i ëndrrës së tij për t’u bërë mbret i shqiptarëve! Apo do të bëjmë reformë me këtë njeri në Kodin Zgjedhor? A mund të bëhet kjo me njeriun që gjakosi opozitën dy herë!? Apo do të bëjmë reformë në Drejtësi me këtë njeri që ka konfliktin më të mprehtë të interesit me drejtësinë!?”. Meta tha se Sali Berisha është përfituesi kryesor nga të gjitha aferat korruptive. “Të gjithë e dimë se Berisha është i gatshëm të vrasë për të ruajtur aferat, por ne do ta çojmë të gjithë së bashku përpara drejtësisë. Meta e mbylli fjalën e tij me thirrjen: “Ik, Sali Gërdeci, se ti vetëm të zeza mund t’i sjellësh këtij kombi!”.
20 Shtator 2008