Bregdeti zhytet në errësirë në kulmin e sezonit turistik
Një defekt i çelësit të nënstacionit elektrik të Radhimës ka vënë në vështirësi që prej pesë ditësh furnizimin me energji elektrike në zonën e Orikumit, Dukatit deri në zonën e Palasës. Prej ditësh, turistët që kanë zgjedhur fshatrat e kësaj zone për të pushuar, vuajnë mungesën e dritave. Banorët dhe pronarët e hoteleve dhe restoranteve që ngrihen në këtë vijë bregdetare shprehen të shqetësuar se situata mund të frikësojë pushuesit dhe të bëjë që ata të braktisin zonën.
"Energjia elektrike ndërpritet here pas here, duke u rikthyer për pak minuta. Na u shkatërruan pajisjet, po na dëmtohen ushqimet, mishi si dhe prodhimet e detit, ndërsa pushuesit dhe turistët ngelen të pakënaqur për shkak të vapës dhe errësirës", shprehet i shqetësuar njëri prej pronarëve të hoteleve që ngrihet në këtë zonë. Në ndërmarrjen elektrike të zonës, punonjësit na sqarojnë se situata jonormale e furnizimit me energji elektrike ka ardhur si pasojë e mungesës së një çelësi të rrjetit në nënstacionin 10 kv të Radhimës. Sipas tyre, vetëm dy muaj më parë, duke parë se rrjeti ekzistues i kësaj zone nuk arrinte të përballonte ngarkesën e madhe, u shtri një rrjet tjetër energjie nga nënstacioni i Babicës deri në nënstacionin e Radhimës për të ndarë furnizimin me energji për Orikumin me zonën tjetër. Por mbasi u vu në punë linja e re, ndodhi defekt në çelësin kryesor. Mbas verifikimit që ju bë kësaj pajisjeje, është parë se aparatura ka qenë e vjetër, jo e re siç ishte parashikuar në kontratë. Më pas firma që kishte fituar tenderin për shtrimin e linjës dhe të vendosjes së pajisjeve është munduar të eliminojë defektin, por sërish çelësi nuk ka arritur të përballojë ngarkesën. Në këtë situatë është parë e arsyeshme që të rilidhet sërish rrjeti i vjetër, i cili funksionon që prej vitit 1967 dhe është plotësisht i amortizuar.
Ndërkohë të kontaktuar me telefon, përfaqësues të TEC-it të Fierit, të cilët duhet të kenë përgjegjësi për defektin në linjën e re, shprehen se riparimi i defektit është përgjegjësi e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë elektrike. Ndërsa këta të fundit thonë se defekti në rrjetin e ri 10 kv është përgjegjësi e atyre që kanë vendosur pajisjet dhe kanë shtrirë rrjetin.
Por ndërsa faji si gjithmonë mbetet jetim, pushuesit janë ata që vuajnë mungesën dhe përballen me errësirën dhe mungesën e kushteve minimale për të kaluar pushimet.