Kapet me kanabis në makinë, në pranga 56-vjeçari
Kapet me gjysmë kilogrami kanabis, prangoset 56-vjeçari. Burime zyrtare të policisë së Tropojës bëjnë të ditur ndalimin e Bajram Mustafaj, 56 vjeç, me akuzën e transportit të bimëve narkotike. Të njëjtat burime saktësojnë se Mustafaj është ndaluar pas një kontrolli të kryer në mjetin e tij tip "Mitsubishi", me targë A90LH, ku u gjet një sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa. Ndalimi i tij është bërë në qendër të qytetit të Bajram Currit, ku në mjetin e tij u zbuluan 500 gramë lëndë narkotike, kanabis. Policia ka sekuestruar bimët narkotike në cilësinë e provës, si dhe ka bllokuar mjetin "Mitsubishi" të autorit.