Bregu: Brenda javës përfundon procesi i legalizimeve
Kandidatët demokratë, Majlinda Bregu dhe Indrit Fortuzi, kanë premtuar dje se banesat në zonën e Bregut të Lumit do të legalizohen brenda kësaj jave. "Procesi i legalizimeve do të përfundojë brenda kësaj jave", tha Bregu. Kjo është garancia që kanë dhënë kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, Majlinda Bregu dhe Indrit Fortuzi, gjatë një takimi të zhvilluar dje me banorët e një prej zonave problematike, te Bregu i Lumit.
"Ju do të keni shtëpitë tuaja me dokumente ligjore dhe do të jeni pronarët e shtëpive tuaja", tha ajo. Më pas, zëdhënësja e fushatës së PD-së, njëkohësisht kandidatja demokrate në Qarkun e Tiranës, Majlinda Bregu, nga rruga "Jordan Misja" akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për dhënie të lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh në mes të një blloku banimi.