"Gërdeci", ikën kryegjyqtari. "Omari, me konflikt interesi"
Gjykata e Tiranës ka pranuar dorëheqjen e kryetarit të trupës gjykuese të Gërdecit. Dorëheqja e Kreshnik Omarit është pranuar nga kryetari i Gjykatës së Tiranës një ditë pasi ai dorëzoi kërkesën për shkak të konfliktit të interesit që kishte me procesin penal. Mësohet se bashkëshortja e tij është avokate në të njëjtën studio që mbron të pandehurin Ilmi Liçaj, një nga 29 të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit, që do të gjykohen në Gjykatën e Tiranës, ku bën pjesë edhe gjyqtari Omari. Ndërkohë, pas pranimit të dorëheqjes, sot në mesditë pritet që shorti të rihidhet për të zgjedhur kryesuesin e ri të trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen ndaj 29 të pandehurve të tragjedisë, mes të cilëve edhe ish-gjeneralët më të lartë të ushtrisë shqiptare, si edhe Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholli. Dy gjyqtarët e tjerë të zgjedhur janë Sokol Tona dhe Martin Deda.
Gjyqet e Kreshnik Omarit
Disa ditë më parë, shorti elektronik në Gjykatën e Tiranës përcaktoi si drejtues të çështjes "Gërdeci" gjyqtarin Kreshnik Omari. Po ky gjyqtar ka caktuar datën 25 qershor të këtij viti si ditën e parë të seancës gjyqësore, ku do të shqyrtohet kërkesë-padia e ish-ministrit Mediu ndaj Prokurorisë së Tiranës, për mosfillimin e hetimeve për "nxjerrje dhe publikim të sekretit hetimor" ndaj drejtorit të Zyrës së Hetimit dhe Ndjekjes Penale, prokuror Sokol Stojanit. Sipas ish-ministrit, Stojani ka nxjerrë sekrete nga dosja "Gërdeci". Në të kaluarën, gjyqtari Kreshnik Omari që dha dorëheqjen nga Gërdeci kishte gjykuar dosjen ndaj djalit të deputetit të PS-së, Gramoz Ruçi. Në arkivin e Gjykatës së Tiranës gjendet edhe një vendim pafajësie për ish-drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ndërkohë, dy vite më parë, me një vendim të gjyqtarit Kreshnik Omari, Shemsie Kadria i tha lamtumirë burgut, duke i ngelur "borxh" 3 vjet e gjysmë drejtësisë shqiptare. Sipas vendimit të gjyqtarit Kreshnik Omari, kërkesa e mbrojtjes dhe e vetë të dënuarës ishte e drejtë. Krahas këtij gjyqtari, shorti i disa ditëve më parë caktoi si anëtar të trupit gjykues gjyqtarin Sokol Tona dhe Martin Dedën.
Ndarja e dosjes "Gërdeci"
Dosja "Gërdeci" është ndarë në disa pjesë. Në Gjykatën e Lartë po gjykohet vetëm ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Procesi në Gjykatën Supreme për të pandehurin Mediu është caktuar për javën e parë të korrikut, për shkak të mungesës së gjyqtares Irma Bala, e cila ndodhej jashtë vendit për arsye shëndetësore. Në Gjykatën e Tiranës u transferuan të gjithë të akuzuarit e tragjedisë që nuk gëzonin asnjë status. 29 të pandehurit kërkuan veçim nga Mediu, pasi nuk kishin ku të ankoheshin. Gjykata e Lartë e pranoi kështu kërkesën e tyre dhe e ndau çështjen. Por ndarja e dosjes nuk përfundon me kaq. Në Gjykatën Civile të Tiranës ndodhen tre kërkesa të qeverisë, të familjarëve të viktimave dhe të avokaturës së shtetit, nëpërmjet të cilave kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara prej ngjarjes së 15 marsit 2008. Një tjetër gjykatë që mund të merret me çështjen "Gërdeci" është edhe ajo Kushtetuese, ku përfaqësuesit ligjorë të familjarëve të viktimave kanë deklaruar se do të depozitojnë një padi ndaj kolegëve të Gjykatës së Lartë, e cila ndau çështjet.