Kontrolli, kanabis në tarracën e një pallati
Policia gjen një sasi droge të braktisur në tarracën e një pallati në Tiranë dhe nis punën për identifikimin e poseduesit të saj. Sasia e lëndës narkotike është gjetur pasditen e djeshme dhe nga të dhënat hetimore mësohet se janë rreth 60 gramë kanabis. Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit bënë të ditur se nga seksioni i antidrogës, rreth orës 19:00, në rrugën "Ali Pashë Gucia", në tarracën e një pallati, u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 58 gramë lëndë narkotike, e llojit kanabis. Në lidhje me këtë, inspektorët e policisë pyetën në lidhje me poseduesin e mundshëm të drogës, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij, për të kryer më vonë edhe arrestimin.