LZHK: Duhet t‘u jepet fund shkarkimeve politike
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, vijoi dje takimet elektorale në Qarkun e Elbasanit. Së bashku me drejtuesit e tjerë të "Polit të Lirisë", ai kërkoi nga zgjedhësit e këtij qarku votën me 28 qershor për lëvizjen më të re politike. Shehi kritikoi qeverinë dhe Partinë Demokratike për shkarkimet në administratë që ajo po bën duke shtuar kështu presionin ndaj zgjedhësve për të qenë militantë të PD-së. Shehi theksoi se me votën pro lëvizjes politike "Poli i Lirisë" këto sulme të paprincipta do të marrin fund njëherë e mirë.