E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Ju do të votoni për ndryshimin e madh

Ndalesa e radhës për kryetarin e PSD-së, Skënder Gjinushi, ishte në Qarkun e Vlorës, Komuna Vranisht, e më pas në një takim entuziast në Bashkinë Orikum. Listën e kandidatëve për deputet në Qarkun Vlorë e kryeson Kanan Shakaj. "Ju do të votoni për ndryshimin e madh, sepse sot pas 4 vjetësh është e papranueshme që Shqipërisë dhe shqiptarëve ju thuhet përsëri që nuk hiqen vizat vetëm për shqiptarët, ndërkohë hiqen për serbët, për malazezët, hiqen për maqedonasit", tha Gjinushi. Pra, vijoi ai, BE deklaron se me një qeveri të korruptuar, me një qeveri të paaftë, me një qeveri konfliktuale nuk ka heqje të vizave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›